E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekje penale për kontrabandë parash

Mosdeklarimi i një shume parash në doganë, i ka kushtuar ndjekjen penale një 33-vjeçari nga Tiranë. Burime nga policia thanë se Komisariati i Policisë Rinas, filloi sot procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të 33-vjeçarit Armando Lemeti, pasi akuzohet për veprën penale të "Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe të sendeve me vlerë". Sipas policisë, Lemeti është kapur para kabinave të daljes, pasi po udhëtonte në drejtim të Turqisë me linjën ajrore "Turkish Airlines", ku pas kontrollit iu gjetën me vete një sasi prej 46.000 dollarë të padeklaruara pranë autoriteteve doganore. Policia kreu sekuestrimin e provave materiale ndërsa materialet iu kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›