Shtyhet afati i mbërritjes së vaksinës së derrit
Dozat e para të vaksinës specifike të gripit të derrit do të mbërrijnë në muajin dhjetor, pjesa tjetër në janar të 2010-ës. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Vaksina e gripit të derrit, AH1N1, do të mbërrijë me vonesë për shkak të afateve që kërkojnë procedurat e blerjeve dhe gjithçka që nevojitet nga kërkesa paraprake e deri në mbërritjen përfundimtare në "magazinat" shqiptare.
Me gjithë dëshirën e mirë për t‘i sjellë vaksinat në muajin nëntor, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se janë dy kompanitë me të cilat është diskutuar bashkëpunimi.
Të dyja këto kompani farmaceutike njihen për përvojën e tyre në lidhje me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën. Konkretisht, bisedimet për marrjen e vaksinës edhe për popullatën shqiptare janë kryer kohët e fundit dhe jo që në muajin gusht, siç u pretendua pak kohë më parë nga funksionarë të kësaj ministrie. I vetmi diskutim lidhur me sigurimin e vaksinave është kryer nga ish-ministrja Anila Godo dhe sekretarja e Shtetit për çështjet e shëndetësisë në Gjermani, e cila pati një takim me përfaqësues të ministrisë shqiptare të shëndetësisë në fillim të muajit shtator.
Vaksinimi AH1N1
Periudha më e mirë e vaksinimit për popullatën sipas Institutit të Shëndetit Publik nis nga muaji shtator deri në muajin nëntor. Por duke studiuar situatën epidemiologjike, ku gripi në vendin tonë nis nga janari në mars, periudha e vaksinimit mund të shtyhet deri në muajin dhjetor, pa prishur kështu "kalendarin" për efektivitetin më të lartë të kësaj vaksine. Po sipas specialistëve, gripi i derrave, pandemia është aktuale në çdo kohë, ajo ka nisur, por nuk dihet se kur do të mbarojë. Për këtë marrja e vaksinës për mbrojtjen ndaj AH1N1 mund të kryhet në çdo kohë, duke mos humbur kështu efektivitetin, pavarësisht marrjes së dozës, pasi ka kaluar muaji nëntor. Instituti i Shëndetit Publik nuk ka raportuar më shifra lidhur me numrin e rasteve të reja të qytetarëve të prekur me AH1N1. E vetmja gjë që ka sqaruar ISHP-ja në këtë kohë, është rritja e numrit të personave të prekur nga infeksionet e aparatit të frymëmarrjes dhe shtimi i virozave të stinës, sidomos në moshat pediatrike.
Shpërndarja
Më 30 shtator 2009, kompania "GlaxoSmithKline" konfirmoi se ka marrë miratimin për vaksinën (H1N1) e saj me adjuvant "Pandemrix", e cila mbron nga gripi pandemik AH1N1.
"Me marrjen e këtij miratimi GSK mund të fillojë furnizimin e disa qeverive europiane me Pandemrix", sqaroi Jean Stephenne (Zhan Stefene), president i kompanisë biologjike.
Kompania që ka nisur shpërndarjen e vaksinave të gripit të derrit është udhëheqëse në botë bazuar në kërkim - zhvillim dhe kujdes shëndetësor. Sakaq, në Shqipëri, të parët të cilët janë në krye të të gjitha kategorive që do të vaksinohen me përparësi janë forcat e rendit. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë, policia kufitare, zjarrfikësit, por edhe punonjësit e shëndetësisë në të gjitha hallkat dhe strukturat shëndetësore do të jenë të parët që do të vaksinohen. Lajmi u konfirmua menjëherë pas miratimit të planit të veprimit, i diskutuar pak kohë më parë nga Komiteti i Monitorimit të situatës së gripit të derrit.
Grupet prioritare
Të parët të cilët janë në krye të të gjitha kategorive që do të vaksinohen me përparësi janë forcat e rendit. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë, policia kufitare, zjarrfikësit, por edhe punonjësit e shëndetësisë në të gjitha hallkat dhe strukturat shëndetësore do të jenë të parët që do të vaksinohen.