E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vota për ligjin e dosjeve, votë historike e shqiptarëve mbi krimin politik”

Kryeministri Berisha komentoi dje votimin e dy ditëve më parë në parlament të ligjit për Pastërtinë e Figurës së Zyrtarëve të Lartë, duke e konsideruar këtë si një zhvillim historik të parlamentit

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha vlerësoi miratimin e ligjit të lustracionit në kuvend, si një fitore historike e shqiptarëve mbi krimin politik. Gjatë inspektimit të punimeve në tunelin Thirrë - Kalimash, kryeministri Berisha vuri në dukje me miratimin e ligjit të dosjeve parlamenti shqiptar bëri histori.
“Vota në parlament është një fitore historike e shqiptarëve mbi krimin politik. Ajo është një fitore historike dhe shqiptarët do të mund të shohin tani drejt korridorit të tyre, drejt vlerave të demokracisë, do të mund të shohin drejt integrimit. Unë mendoj se parlamenti shqiptar ka bërë histori”, theksoi Kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›