E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian zyrtarizoi axhëndën e vizitës në Tiranë, gjatë fjalimit të mbajtur dje në Parlamentin Evropian

15-04-2011 / Gazeta 55

Barroso do vizitojë Shqipërinë në mes të muajit maj

Kreu i komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso do të vizitojnë Shqipërinë nga mesi i muajit maj. Deklarata erdhi gjatë fjalimit që Barroso mbajti dje në Parlamentin Europian ku temë kryesore ishte Ballkani Perëndimor. Barroso gjatë javës së shkuar vizitoi Kroacinë, BeH, Malin e Zi e Maqedoninë, ndërsa dje paralajmëroi vizita në Tiranë dhe Prishtinë. Gjatë fjalimit të tij në Parlamentin Europian, Barroso, tha se Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Pasi konstatoi se Kroacia ka hyrë në fazën finale të negociatave për anëtarësim në BE, Barroso tha në Parlamentin Evropian se kanë mbetur sfida të shumta të rëndësishme, që nga nevoja për ecje përpara të dialogut Beograd-Prishtinë, kapërcimi i mos marrëveshjeve politike në Shqipëri dhe Bosnje Hercegovinë, e deri te çështja e emrit të Maqedonisë. Ai tha se do angazhohet vetë personalisht përmes një vizite në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd, për çështjet specifike politike të këtyre vendeve si dhe përmbushjen e detyrimeve të integrimit Evropian. Barroso vlerësoi se zgjerimi i BE-së, është një arritjet më të mëdha historike të Unionit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›