Sërish tensione dhe plumba në ShkodërNga Tema Vetëm pak ditë pas vrasjes së kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, sërish tensionet shoqërojnë fushatë, zgjedhore në qarkun e Shkodrës. Pak përpara një takimi elektoral që
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sërish tensione dhe plumba në ShkodërNga TemaVetëm pak ditë pas vrasjes së kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, sërish tensionet shoqërojnë fushatë, zgjedhore në qarkun e Shkodrës.
Pak përpara një takimi elektoral që do zhvillonte nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli, janë dëgjuar krisma armësh. Shoferi i kryetarit të komunës ka ngelur i plagosur, por jo nga plumbat, por për shkak të një zënke trup më trup me një person tjetër, që e ka goditur dhe me qytën e pistoletës.
Më pas kanë shpërthyer akuzat politike. Kryetari i komunës tha se ishte socialist ai që ka bërë plagosjen, por socialistët thanë se ai nuk ishte një aktivist i tyre.
Ndërkohë në Shkodër po vazhdojnë hetimet për vdekjen e kryetarit të Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe, Aleks Keka.
Akoma nuk ka një pistë kryesore të hetimeve.
Ndërkohë në Tiranë ka mbërritur një përfaqësues i demokristianëve italianë.
Europarlamentari, Luigi Barufi, Sekretar i UDC së Casinit për Lombardinë, tha pas një takimi takim me kryetarin e PDK, Nard Ndoka, se zhvillime të tilla nuk ndihmojnë afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Sipas tij, organet e drejtësisë duhet të gjejnë sa më shpejt, jo vetëm autorin e vrasjes së Aleks Kekës, por edhe frymëzuesit e këtij akti të shëmtuar.
Ndërsa Ndoka tha se është i bindur se vrasja e Aleksandër Kekës është bërë për motive politike.
Kryetari i PDK tha se ka përgatitur tashmë një kallëzim penal për kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe për Policinë e Shtetit.
Sipas Ndokës, akuzat ndaj Topallit kanë të bëjnë me faktin se ajo në mënyrë të papërgjegjshme ka denigruar PDK duke nxitur me deklaratat e saj një klime kërcënuese ndaj demokristianeve.
“Politikanët duhet të mbajnë përgjegjësi për ato që thonë, aq me shumë kur bëhet fjalë për deklarata që nxisin klimën e urrejtjes ndaj subjekteve politike apo grupeve shoqërore. Topalli do të përgjigjet deri në fund para drejtësisë për akuzat e saj të shëmtuara në adresë të PDK”, - theksoi Ndoka.
Lidhur me padinë ndaj Policisë së Shtetit Ndoka informoi se akuza ndaj saj ka të bëjë me denigrimin e figurës së Aleksandër Kekës duke shpifur në mënyrë shumë të ulët, duke e cilësuar të ndjerin si trafikant dhe eksponent të krimit. “Deklarata e policisë është joprofesionale, dashakeqe dhe antiligjore. Ajo synon të fshehë të vërtetën për krimin dhe në rastin më të keq ajo deklaratë justifikon krimin ndaj Kekës. Kjo është ta vrasësh për herë të dyte njeriun e nderuar dhe të respektuar Aleks Keka”, - theksoi Ndoka.