Numri zyrtar i të papunëve në Shqipëri, 140 mijë, Berisha premton 160 mijë vende të rejaNga Fitim ZekthiPapunësia në Shqipëri që prej fillimit të vitit 2006 e deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti ka rënë nga 13,8% në 12,9%. Të dhënat zyrt
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Numri zyrtar i të papunëve në Shqipëri, 140 mijë, Berisha premton 160 mijë vende të rejaNga Fitim ZekthiPapunësia në Shqipëri që prej fillimit të vitit 2006 e deri në fund të tremujorit të parë të këtij viti ka rënë nga 13,8% në 12,9%. Të dhënat zyrtare bëjnë me dije se aktualisht numri i të papunëve në vend është rreth 141,000. Instituti i Statistikave saktëson në të dhënat e tij se në fund të vitit 2008 saktësisht numri i njerëzve të papunë ishte 141,495. Forcat e punës në vend llogaritet të rriten mesatarisht me 5 mijë vetë në tre muaj ose me rreth 20 mijë vetë në vit. Të dhënat që jep Instituti i Statistikave bazohen në anketa dhe për këto të dhëna nuk mund të ketë llogari të sakta, megjithatë këto shifra ndihmojnë për të kuptuar se vendi, ndonëse me rritje ekonomike prej rreth 6% në vit, madje edhe më shumë, përsëri e ka shumë të vështirë të krijojë vende pune. Fushata zgjedhore është i vetmi moment kur partitë artikulojnë zotime dhe japin detaje mbi numrin e njerëzve që do të gjejnë punë rishtas. Qeveria thotë se ajo të krijojë 160 mijë vende pune në vend gjatë katër viteve, ndërkohë që aktualisht vendi ka vetëm 140 mijë të papunë, sipas Institutit të Statistikave. Vendet e punës që zotohet të sigurojë qeveria sigurisht që nuk do të çelen në një ditë, në të cilën do të futen menjëherë 160 mijë njerëz në punë dhe do të duheshin madje të gjendeshin 20 mijë njerëz të tjerë. Gjatë katër viteve mendohet se forca e punës do të rritet, si edhe në këto vite domethënë ajo do të rritet mesatarisht me 20 mijë vetë në vit. Kjo do të thotë se vendi, në rast se do të çelen 160 mijë vende, sipas zotimit të qeverisë, do të ketë një shkallë papunësie, e cila duhet të jetë më e ulëta në botë. Në rast se vendi do të ketë rritje ekonomike rreth 10% në vit gjatë katër viteve, atëherë mund të krijohen 160 mijë vende pune. Llogaritë tregojnë se vetëm një rritje ekonomike me mbi 10% në katër vitet që vijën mund të krijojë 160 mijë vende të reja pune. Kriza e ka tkurrur rritjen ekonomike aktualisht në rreth 1%. Në anën tjetër, llogaritë, në bazë të së cilave Shqipëria me një rritje ekonomike të qëndrueshme prej rreth 6%, arrin të ulë papunësinë me vetëm 1 pikë përqindjeje në katër vjet, dëshmojnë se do të duhet një tjetër shkallë e lartë e rritjes ekonomike, të cilën asnjë parti në fushatën e zgjedhjeve nuk po e artikulon. Partia Socialiste në opozitë thjesht premton largim të varfërisë dhe nuk jep shifra të numrit të vendeve të punës dhe as të rritjes ekonomike, tregues këta bazë për largimin e varfërisë. Lëvizja Socialiste për Integrim zotohet të krijojë rreth 100 mijë vende pune, një gjë më afër të vërtetës kjo, por edhe kjo parti nuk detajon asgjë në lidhje me rritjen ekomomike. Qeveria me shifrën e 160 mijë vendeve të punës është më përpara në shifra, ndonëse praktika e deritanishme tregon vështirësinë e madhe të ekonomisë shqiptare për të siguruar vende të reja pune. Shifra e 160 mijë vendeve të punës në një kohë që vendi ka 140 mijë të papunë zyrtarisht është vërtet detaj zgjedhjesh.