Fiorentina do shesë Gilardinon

Fiorentina raportohet se është e gatshme të shesë Alberto Gilardinon te Genoa.
Sky Sport Italia shkruan se Viola do shesë lojtarin nëse gjen një alternative të përshtatshme për të.
Në anën tjetër, edhe presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, tashmë ka konfirmuar interesimin e klubit të tij për Gilardinon. Një marrëveshje pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme, para fillimit të pjesës së dytë të sezonit në Serie A.