E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli feston me fëmijët në Kuvend

TIRANE- Kryetarja e Kuvendit feston me fëmijët, festat e fundvitit në Kuvendin e Shqipërisë. Ambjentet e Kuvendit sot ishin të mbushura me fëmijë, të ftuar nga Kryetarja e Kuvendit. Mes muzikës dhe dhuratave të shpërndara, fëmijët recituan dhe gëzuan këtë moment të veçantë. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i uroi fëmijët që të rriten të gëzuar. Ajo falenderoi prindërit e tyre për punën që bëjnë çdo ditë. “Ne mbyllëm tha Kryetarja e Kuvendit - një vit të suksesshëm. Sfida dhe mundësi të reja kemi përpara.Vitin e ardhshëm ju fëmijë bashkë mamanë e babanë tuaj do të lëvizni të lirë, pa pengesa”, iu drejtua fëmijëve kryeparlamentarja Topalli.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›