Ndërrimi i viteve, çmimet e ushqimeve rriten 50 %
TIRANE- Një ditë para darkës së Vitit të Ri, cmimet e produkteve ushqimore kanë kapur majat. Krahasuar me pak ditë më parë , ato janë shtrenjtuar me rreth 50%. Tregtarët e pakicës ja faturojnë fajin për rritjen e cmimeve tregtarëve të shumicës, ndërsa shprehen se cmimet janë më të larta se vitet e mëparshme. Rritjen e cmimeve po e vuajnë edhe konsumatorët, një pjesë e të cilëve do ta kenë të pamundur që natën e ndërrimit të viteve të kenë tryezën e dëshiruar. “Mendohemi këtu ti blemë apo jo. Janë shumë shtrenjtë, janë ngritur 200 lekë, 500 lekë të vjetra. Po shpenzojmë më pak se vjet. Nuk i përballojmë dot. ” shprehen qytetarët. Në Shqipëri, cmimet rriten cdo prag festash dhe arrijnë kulmin për Vitin e Ri , edhe pse institucionet shtetërore si Tatimet e pranojnë se tregtarët abuzojnë duke u nisur nga kërkesa e lartë. Deri tani asgjë nuk është bërë për të mbrojtur konsumatorët. (e.n/News24/BalkanWeb)