Invalidët paralajmërojnë protesta për rritjen e ndihmës ekonomike
TIRANE- Invalidët para dhe tetraplegjikë prej një viti nuk përfitojnë rritjen e ndihmës ekonomike që ata përfitojnë për paraftësi për punë. Zvendës presidenti i shoqatës së invalidëve para dhe tetraplegjikë, Ali Plaka deklaron se edhe pse ka një vendim qeverie që e con përfitimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar nga 870 lëkë në 980 lekë, vendimi ende nuk ka gjetur zbatim.
“I jemi drejtuar kryeministrit që ky vendim nuk po zbatohet dhe ai na përgjgjet që i ka miratuar që vjet fondet për ne. Ministri i Financave thotë se vendimi i qeverisë është por leke nuk kemi për tju dhënë. Ju takojnë me ligj por nuk kemi para për tua dhënë.” shpjegon Plaka.
Nëse nuk do të ketë një reagim nga institucionet shtetërore , para dhe tetraplegjikët paralajmërojnë se do të dalin në protesta.
Sipas Këshillit të Ministrave, vendimi ka hyrë në fuqi më 1 janar dhe i shtrin efektet e tij financiare nga data 1 qershor e vitit që shkoi. Ndërkaq Ministria e Financave deklaron në përgjigjen që i ka kthyer shoqatës se ky fond prej 460 milionë lekësh duhet të përballohet nga Ministria e Punës.
(e.n/News24/BalkanWeb)