E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhejms Bond në film me Lady Gaga

LOS ANGELES- Xhejms Bond njihet për përzgjedhjet e grave të bukura në filmat e tij, por nuk mungojnë edhe këngëtarët më të mirë që realizojnë kolonat zanore të filmit.

Sa për të dhënë një shembull përmendim që në filmat "Bond theme", "Another ëay to die" kanë kënduar artistë si Jack ëhite dhe Alicia Keys. Ndërsa në të kaluarën shoqërues i agjentit ka qënë edhe Paul McCartney me "Live and let die", Tina Turner me "Goldeneye", Tom Jones me "Thunderball" dhe e pavdekshmja Shirley Bassey me "Goldfinger".

Për muzikën e aventurës së rradhës Bond kishte menduar të merrte këngëtaren Susan Boyle, por performance e yllit skocez u gjykua si jo e përshtatshme me imazhin e filmit. Për këtë producentët, më së shumti pasi panë videon e "Telephone", duket se kanë gjetur tek Lady Gaga këngëtaren perfekte. Mbetet që vetëm të pranojë të jetë pjesë e aventurës së Bond.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›