Hapja e dosjeve, ambasadori britanik thekson rishqyrtimin e neneve të projektligjit për pastrimin e figurave
Hapja e dosjeve në Shqipëri është kthyer në një çështje të shumë debatuar dhe ka ngjallur edhe reagimin e përfaqësuesve aktorëve ndërkombëtarë në vendin tonë
Kësisoj, Ambasada Britanike ka deklaruar dje se ka shumë rëndësi që një ligj me pasoja kushtetuese kaq serioze të shqyrtohet dhe diskutohet gjerësisht në një kohë të mjaftueshme, duke përfshirë në këtë proces dhe ekspertët kombëtarë dhe ndërkombëtar”
“Mbretëria e Bashkuar, së bashku me partnerët e tjerë ndërkombëtarë të Shqipërisë, shprehet e shqetësuar për votimin e afërt në Parlament të projekt-ligjit “për Pastërtinë e Figurës””, thuhet në deklaratën zyrtare të lëshuar nga Ambasada Britanike në Tiranë.
Reagimi vjen në kuadër të qëndrimit që shpreh Londra zyrtare për ligjin e shumëdiskutuar në Shqipëri, mbi dosjet e spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit.
“Procesi i pastrimit të figurave duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare. Ne mendojmë se shtyrja e procesit të votimit për të lejuar konsultime dhe debate publike më gjithëpërfshirëse do ishte një hap pozitiv dhe i mirëpritur”, përfundon deklarata e ambasadës britanike në Tiranë.