E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ka frikw nga dekretet

Ndërsa Parlamenti deklaron se brenda javës nis punën për dosjet, deputeti i pavarur e sheh këtë si një lëvizje të kryeparlamentares për bllokimin e dekreteve

Teksa Parlamenti duket se do të nisë seriozisht këtë herë me çështjen e hapjes së dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit në kohën e komunizmit, ka zwra skeptikw qw thonw se ky wshtw vetwm njw truk. Deputeti Gilman Bakalli u ankua dje se kryeparlamentarja Topalli, po e hedh kwtw hap pwr tw shpwrqendruar vwmendjen e publikut nga çwshtja e dekreteve.

Tashmë, Komisioni i Ligjeve, sikurse është deklaruar, pritet që të caktojë edhe dy relatorë për hartimin e një projektligji që do të mundësojë edhe spastrimin e politikës nga personat që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit para vitit 1990. Hartimi dhe miratimi i një ligji të tillë pritet që të sjellë hapjen e dosjeve për politikanët, zyrtarët e lartë, gjyqtarët e përfaqësuesit e medias, duke përjashtuar edhe mundësinë e hapjes së dosjeve për të gjitha shtresat e popullsisë. Vendimi i Komisionit të Ligjeve për të caktuar dy relatorë, një nga mazhoranca dhe një nga opozita, për hartimin e projektligjit përfundimtar, erdhi një ditë pasi kryekuvendarja Jozefina Topalli nxiti nëpërmjet një letre nisjen e punës për këtë çështje. Kreu i Lëvizjes Demokristiane, Nikollë Lesi, e përshëndet një nismë të tillë. Duke vlerësuar veprimin e kryeparlamentares Topalli, Lesi thotë për “Korrierin”, se personat ish-spiunë nuk duhet të jenë më as deputetë, as ministra dhe nuk duhet të jenë në asnjë post kushtetues. Ndërsa në kampin e mazhorancës nisma e Topallit për të nxitur hapjen e dosjeve përshëndetet dhe shihet si një nismë serioze, deputeti i pavarur, Gilman Bakalli, ka një mendim ndryshe. Ai thotë se apeli i bërë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli është një përpjekje për të krijuar artifice për bllokimin e dekreteve të presidentit Bamir Topi. Sipas deputetit Bakalli, i cili vjen nga një familje shkodrane e persekutuar nga komunizmi, ky apel është për të mos i hapur dosjet, ashtu sikurse është edhe apeli për heqjen e imunitetit të deputetit. “Në të vërtetë nuk duan as heqjen e imunitetit e as pastrimin e figurës së zyrtarit të shtetit. Po të kthejmë paksa kokën prapa, do të shohim se çdo apel, çdo nismë politike e kësaj mazhorance bëhet pikërisht në momentin kur nuk ka asnjë shans për realizimin e tyre, pikërisht kur ndodhen në krizë. Bënë apel për hetimin e pasurive të të gjithë zyrtarëve të shtetit, pikërisht kur opozita propozoi hetimin e pasurisë së kryeministrit. Bënë apel për kufizimin e imunitetit, pikërisht kur kërkohej heqja e imunitetit të Bashës dhe Mediut, por nuk i shfrytëzuan votat e opozitës për ndryshimet kushtetuese edhe në lidhje me kufizimin e imunitetit, sepse nuk e donin realisht një deputet pa imunitet”, deklaron Bakalli për “Korrierin”. Ai shton se tashmë, mazhoranca ndjehet e kërcënuar nga kandidaturat e presidentit për anëtarë të Gjykatës së Lartë, prandaj bën apel për pastrimin e figurës së zyrtarit të shtetit. Bakalli e cilëson letrën e kryeparlamentares Topalli si “mungesë sinqeriteti, mungesë serioziteti, mungesë morali dhe asgjë më shumë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›