E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli kërcënon deputetët: Di shumë gjëra për ju

Hapja e dosjeve për zyrtarët e
lartë është kthyer në objekt
akuzash dhe debatesh dje në
sallën e Kuvendit. Duke iu referuar
fjalimeve të disa deputeteve të
PD-së, të cilët po mbronin me fanatizëm
Kryetaren Topalli nga sulmet
e opozitës, deputeti i PS-së,
Namik Dokle, ka theksuar se nga
gjithë kjo mbrojtje dhe gjithë këto
dosje vetëm ajo e spiunëve të sigurimit
mungonte. Deklaratë e cila
ka marrë reagimin e menjëhershëm
të Kryetares Topalli, e cila ka
deklaruar se nuk është nevoja për
dosje publike, pasi ajo i dinte të
gjitha. "Kryetarët e parlamenteve
dinë shumë për çdokënd, në fakt i
di të gjitha, por nuk flas se nuk më
lë detyra", është shprehur Topalli
duke u munduar ta mbyllë këtë
debat me kaq. Por kanë qenë deputetët
e opozitës Malaj, Braçe e
Dokle, të cilët kanë këmbëngulur
që Kryetarja Topalli t‘i thotë të
gjitha para deputetëve. Ju nuk
mund t‘i bëni presion Kuvendit
thuaji hapur ato çfarë dini, i është
drejtuar Arben Malaj, Topallit nuk
mos ia pranuar kërcënimin e saj
publik ndaj deputetëve të Kuvendit.
Por Topalli ka preferuar të
heshtë duke dëgjuar vetëm reagimin
nervoz të opozitës, duke
mos dhënë asnjë përgjigje
konkrete. Projektligji për hapjen e
dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve
të sigurimit ka më shumë se dy vjet
që rri në sirtarët e Kuvendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›