Prokuroria dhe policia sulmojnë gjykatën
Prokuroria dhe policia shqiptare dalin publikisht kundër vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila ka vendosur dënime minimale për zyrtarët e arrestuar nga njësia antikorrupsion e pagëzuar si Task-Forca. Në analizën e kësaj strukture, e zhvilluar dje paradite në godinën e akuzës qendrore, Kryeprokurorja Ina Rama vlerësoi punën e deritanishme, duke vënë theksin për një hetim edhe më të hollësishëm. Ndërkohë, Altin Dumani, drejtuesi i njësisë së përbashkët hetimore, deklaroi se marrëdhëniet me gjykatën janë korrekte, por konstatohet se masat e dënimit janë në minimumin e parashikuara nga ligji. "Marrëdhëniet me gjykatën kanë qenë përgjithësisht korrekte, duke mbështetur prokurorinë në kërkesat e bëra gjatë hetimeve paraprake për përgjime, kontrolle apo masa sigurimi. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për sa u takon masave të dënimit, ku në këtë pikë konstatojmë një ulje të ndjeshme të dënimit që shkon kryesisht në minimumet e parashikuara nga dispozitat për të cilat janë akuzuar të pandehurit", deklaroi Dumani, gjatë prezantimit të arritjeve të Task-Forcës që drejton, e cila, megjithëse ka pak muaj që vepron në Prokurorinë e Tiranës, ka hasur sukses, duke vënë para prangave një numër të lartë zyrtarësh. Në të njëjtën linjë, zv/ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri, deklaroi se "problem konkret e shumë shqetësues është puna që prokuroria e prokurorët duhet të bëjnë në gjykatë, për të mbrojtur provat që mblidhen nga oficerët e policisë, në mënyrë që shkelësit të marrin dënimin e merituar dhe procesi të mos konkludojë me dënime qesharake". Zëvendësministri i Brendshëm nënvizoi se shtrirja e punës së prokurorisë në sekuestrimin e pronave të kundërvajtësve si masë ndëshkuese e domosdoshme, do të rriste eficencën e organeve kompetente në luftën kundër krimit ekonomik e korrupsionit, duke shërbyer njëkohësisht si një element i fortë parandalues për këto fenomene.
Drejtuesi i njësisë antikorrupsion, Altin Dumani, në fjalën e tij para kryeprokurores Ina Rama, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve të SHIK-ut deklaroi se marrëdhëniet me policinë janë karakterizuar nga bashkëpunimi. Sipas tij, vëmendje i është treguar fillimit të procedimit penal. Dumani deklaroi se marrëdhëniet me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve e Doganave janë të mira, por duhen thelluar më shumë kontaktet me qëllim kryerjen e hetimeve në këtë fushë. Drejtuesi i njësisë antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës shtoi se SHISH është bërë pjesë reale e njësisë me informacionet e vëna në dispozicion, ku në disa raste kanë shërbyer si indikatore në fillimin e verifikimeve dhe në regjistrimin e disa procedimeve penale. Sipas Dumanit, me ILDKP-në është kryer një bashkëpunim i mirë, ku prej saj janë marrë një numër i lartë i deklarimeve të pasurisë të zyrtarëve që akuzohen, ndërsa në një rast prokuroria ka filluar hetimet për një denoncim të inspektoratit. KLSH-ja, sipas Task-Forcës, në kallëzimet që ka referuar në prokurori ka probleme të natyrës administrative me apo penale. Problem për hetuesit është mosdëshmia e kontrollorëve të KLSH-së në faktimin e veprës penale.
Krahas arritjeve, drejtuesi i njësisë antikorrupsion, Altin Dumani, deklaroi edhe disa probleme, ku kryesori është mungesa e zyrave për hetuesit që vijnë nga tatimet, doganat apo nga Policia e Shtetit. Vështirësia tjetër qëndron në transkriptimin e bisedave të përgjuara, ku në disa raste moszbardhja e bisedës ka ndikuar në marrjen e informacionit me vonesë.