E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-të përndjekurit përkrahin Presidentin

Shoqata Mbarëkombëtare e Inte
grimit të të Burgosurve dhe të të
Përndjekurve Politikë kërkon që
Kuvendi të miratojë dekretin e Presidentit
për emërimin e anëtarit të
Gjykatës së Lartë që është propozuar
nga radhët e saj. Ish të burgosurit
politikë shprehen të kënaqur
me vendimin e Presidentit Topi dhe
i kërkojnë mazhorancës që të implementojë
menjëherë rezolutën e KEsë
për dënimin e krimeve të komunizmit.
"Jemi i vetmi vend në Evropë
që nuk i kemi dënuar këto krime dhe
e kemi lënë shoqërinë në një situatë
kaotike, ku shumica e institucioneve
drejtohen nga njerëz të inkriminuar
që kanë qenë pjesë e krimit", tha sekretari
i përgjithshëm i kësaj shoqate,
Besim Ndregjoni. "Kandidatura e ish
të përndjekurve vjen prej një persekutimi
45- vjeçar, i cili mbasi
mbaroi shkollën e mesme shkëlqyeshëm,
duke jetuar te halla e tij se nuk
i jepnin të drejtë studimi si biri i një
Kulaku; me gjysh të vdekur në
hetuesi, në vitet ‘90 vazhdon juridikun
dhe e mbaron shkëlqyeshëm.
Punon në Gjykatën e Tiranës ku
shquhet për shembull në punë dhe
gjatë 10 viteve nuk i kthehet asnjë
vendim dhe shpallet nga institucionet
ndërkombëtare që menaxhonin
drejtësinë, si "Gjyqtari i vitit" për disa
vite rresht, duke manifestuar moral,
drejtësi dhe profesionalizëm të lartë",
thotë Ndregjoni. Me këtë rast, kjo
shoqatë ka ftuar Presidentin që të
dekretojë për kryetar të Gjykatës së
Lartë, një përfaqësues nga shtresa
jonë siç ka vepruar Çekia, e cila vendosi
në krye të Gjykatës së Lartë juristë
nga shtresa disidente antikomuniste.
Një nga emrat e dekretuar nga
Presidenti Bamir Topi për anëtar të
Gjykatës së Lartë është propozim i
Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit
të të Burgosurve dhe të të
Përndjekurve Politikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›