Task-Forca: Ndëshkim "krimit të jakave të bardha"
Njësia e përbashkët hetimore ka hetuar gjithsej 144 procedime penale me 153 persona të pandehur dhe në hetim, nga të cilët 67 persona në burg. Janë dërguar në gjykatë 28 procedime penale. Nën hetim janë 96 procedime penale. Shumica e procedimeve penale janë regjistruar në bazë të kallëzimeve të qytetarëve në shërbimet e policisë. Këto janë statistikat e muajve të parë të Task-Forcës të publikuara nga drejtuesi i njësisë, Altin Dumani. "Jemi përpjekur të jemi të vëmendshëm në regjistrimin e procedimeve penale me iniciativë, duke treguar ndjeshmërinë e duhur ndaj aferave të ndryshme të bëra publike në media. Janë dy procedime penale të regjistruara nga "Fiks-Fare". Janë përdorur si mjet për kërkimin e provës përgjimet telefonike, ambientale, apo përgjimet në vende publike", tha Dumani.
Industria e falsifikimit
Hetuesi antikorrupsion detajojnë se një fenomen kriminal shumë shqetësues i konstatuar gjatë kësaj periudhe është falsifikimi i dokumenteve. "Nuk e teproj po të them se jemi para një ‘industrie‘ të tërë falsifikimi. Falsifikohen pasaporta, patenta, kontrata, vendime gjykate, vendime pushimi prokurorie, karta bankare, akte të gjendjes civile etj., dhe nga përdorimi i këtyre dokumenteve të falsifikuara arrihet të regjistrohet dhe të vidhen pasuri, të ngjallen të vdekurit dhe të vdesin të gjallë, të sigurohen kredi në bankë, të drejtosh automjete, të marrësh patenta etj. Mendoj se figura e veprës penale duhet të jetë kompetencë lëndore e prokurorisë", tha drejtuesi i Task-Forcës.
Ndëshkim "krimit të jakave të bardha"
Në analizën e Task-Forcës u përfshi kujdesi i performancës së prokurorëve dhe oficerëve të policisë në këtë njësi. "Kjo performancë ka bërë që të rritet besimi i publikut se tashmë është i ndëshkueshëm jo vetëm krimi i rrugës, por edhe krimi i zyrtarëve publikë apo ‘krimi i jakave të bardha‘. Rritja e besimit provohet edhe nga shtimi i kallëzimeve të ardhura nga shtetasit, sidomos ato që kanë të bëjnë me abuzimet në prona dhe në regjistrimin e tyre. Në raportin përmbledhës thuhet se mjafton të përmendet dosja e abuzimeve në Kashar, ku numri i denoncuesve arriti në 30. Për të njëjtat vepra penale u përmend edhe procedimi për disa specialistë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ku kallëzimet janë me dhjetëra. Sipas Dumanit, ka një tendencë në rritje të qytetarëve që kryejnë me miratimin e prokurorit biseda të stimuluara. Më poshtë evidentohen edhe drejtimet e tjera të Task-Forcës, nga mashtrimi me kredi, ku janë 12 persona të arrestuar e deri te pastrimi i produkteve të veprës penale