Mulosmani: Haklaj ekzekutoi me dy armë Azem Hajdarin
Në datën 12 shtator 1998 rreth orës 21.15 minuta pranë selisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë është vrarë me armë zjarri deputeti Azem Hajdari, Besim Çera dhe është plagosur rëndë Zenel Neza. Organi i akuzës dërgoi me cilësinë e të pandehurit, Jaho Mulosmanin, Izet Haxhinë, Ismet Haxhinë, Isamedin Haxhinë dhe Fatmir Metën. Ata akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer krimin e vrasjes së deputetit Azem Hajdari. Nga gjykimi i çështjes në tërësi në seancat gjyqësore rezultoi se në datën 10 shtator 1998, rreth orës 22 në qytetin e Bajram Currit Jaho Mulosmani ka takuar Fatmir Haklajn, tashmë i vrarë, i cili i ka kërkuar Mulosmanit, me detyrë shef i rendit në Komisariatin e Tropojës, që t‘i vinte në dispozicion një makinë për të shkuar së bashku në Tiranë. Në dalje të qytetit të Bajram Currit të sipërpërmendurit kanë takuar Ismet Haxhinë, me detyrë shef i qarkullimit rrugor pranë Komisariatit të Tropojës, për t‘u nisur së bashku në Tiranë. Më poshtë, duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës më 29 prill 2002, bëhen publike të gjitha lëvizjet e autorëve që kanë ekzekutuar Azem Hajdarin.
Rruga drejt Tiranës
Gjatë rrugës për në Tiranë, në vendin e quajtur "Qafa e Malit", Fatmir Haklaj ka ndërruar makinë, duke hipur në makinën IVECO për arsye sigurie. Më pas kanë vazhduar rrugën drejt Tiranës dhe kanë ndaluar te hotel "Murati" në fshatin Linzë të Dajtit, rreth orës 9.30 të datës 11 shtator 1998. Kanë dalë në Tiranë dhe pas dy-tri orësh midis personave të tjerë Jaho Mulosmani ka parë Izet Haxhinë me të cilin dhe është përshëndetur. Të nesërmen në datën 12 shtator 1998, Jaho Mulosmani së bashku me Fatmir Haklajn, Elez Haklaj, Halil Haklaj, Naim Cangu, si dhe me Agim Logun janë drejtuar për nga kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës ku ka ardhur Astrit Muldaka së bashku me Halil Haklajn. Më vonë Jaho Mulosmani ka zbritur poshtë në qytetin e Tiranës me Astrit Muldakën, ky i fundit e ka çuar Jaho Mulosmanin te lokal "Tarzani", i cili ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku ka takuar Fatmir Metën, të cilit i ka marrë automjetin. Pas disa orësh, kohë gjatë së cilës Mulosmani dhe Muldaka kanë bërë lëvizje në drejtim të kodrave të liqenit dhe të qytetit të Tiranës, ata janë kthyer për t‘i marrë makinën Ferdinand Lamajt. Pasi kanë lëvizur rreth qendrës së Tiranës, makina tip IVECO ka ndaluar diku afër Ushtarit të Panjohur pranë kinema "Partizanit", ndërsa makina tip MERCEDES BENZ me targa VL 0676 B ka ndaluar pranë selisë së Partisë Demokratike në rrugën që të çon për te hotel "Drini".
Si u realizua vrasja
Kanë pritur atje për një kohë dhe rreth orës 21.15 shohin se nga selia e Partisë Demokratike doli deputeti Azem Hajdari i shoqëruar nga truproja e tij, Besim Çera, dhe më pas bashkohet me ta dhe shtetasi Zenel Neza, dhe që të tre së bashku drejtohen për nga vendi ku kishte ndaluar makina MERCEDES BENZ me targa VL 0676 B në të cilën ndodheshin i pandehuri Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj dhe Naim Cangu. Sapo Azem Hajdari afrohet te makina në fjalë, prej saj dalin menjëherë Fatmir Haklaj, Jaho Mulosmani dhe Naim Cangu, duke qëlluar me armë zjarri mbi Azem Hajdarin, Besim Çerën dhe Zenel Nezën, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme Azem Hajdarit dhe Besim Çerës dhe duke plagosur rëndë Zenel Nezën. Në këtë moment plagoset rëndë nga Fatmir Haklaj, Naim Cangu, pjesëmarrës në vrasje, ku më vonë nga plagët e marra vdes në spital.
Pas vrasjes, të pandehurit në spital
Me të kryer vrasjen, Mulosmani dhe Haklaj marrin të plagosurin Naim Cangu dhe nisen për në spitalin kirurgjik, ku Fatmir Haklaj komunikon me radio me Izet Haxhinë, duke i thënë që të dilte me furgonin IVECO te rruga e spitalit kirurgjik civil Tiranë. Kur u afruan te spitali kirurgjik, Jaho Mulosmani, së bashku me personat e tjerë transportuan Naim Cangun nga makina MERCEDES BENZ te furgoni IVECO i policisë. Te makina MERCEDS BENZ kaluan i pandehuri Izet Haxhia dhe Halil Haklaj kurse Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj, Elez Haklaj shkuan te spitali kirurgjik për të lënë të plagosurin Naim Cangu dhe pas kësaj janë nisur për në drejtim të Tropojës. Nga ekzaminimi i kufomës së Azem Hajdarit, shkaku i vdekjes është shoku i rëndë traumatiko-hemorragjik, pasojë e plagëve të shumta tejshkuese në kraharor dhe në bark.
Provat në vendngjarje
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë fiksuar dhe sekuestruar gëzhoja të dy kategorive, njëra me kalibër 7.62 mm që përdoren si municion për pushkët model 56 dhe 63 kalibër 7.62, si dhe për automatiket dhe mitralozat e lehtë model 56 të po këtij kalibri dhe tjetra me kalibër 9 mm, të cilat përdoren si municion për pistoleta dhe automatikët e kalibrit 9 mm. Sipas aktit të ekspertimit tekniko-balistik ky grup gëzhojash duhet të jetë qitur nga një pistoletë tip "Bereta" me kalibër 9 mm. Nga dëshmia e dëshmitarit Agim Logu del se gëzhojat e mbetura në vendin e ngjarjes të kalibrit 9 mm janë të armës së të pandehurit Jaho Mulosmani. Nga provat e administruara, gjykata krijoi bindjen se një ndër autorët e krimit të vrasjeve në bashkëpunim është i pandehuri Jaho Mulosmani në rolin e organizatorit dhe ekzekutorit njëkohësisht.
Mulosmani: Fatmiri vrau Azemin
Jaho Mulosmani gjatë gjykimit të çështjes, me shpjegimet e tij bëri përpjekje për t‘iu shmangur përgjegjësisë, duke e pozicionuar veten si i paditur dhe i ndodhur krejt i rastësishëm në momentin e vrasjeve. Provat e shumta që vërtetojnë veprimet e tij për realizimin e veprës penale si kundër janë: Gjetja e mjeteve, e personave të duhur që do të mundësonin kryerjen e veprës penale, dijenia e vendosjes së personave të tjerë ndihmës në kryerjen e veprës penale, veprimet në momentin e ekzekutimit dhe pas ekzekutimit për fshehjen e gjurmëve të krimit, krijimi i alibive të ndryshme dhe fshehja pas kryerjes së krimit për një periudhë të gjatë, krijojnë bindjen e plotë te gjykata se Jaho Mulosmani ka qenë njëkohësisht organizator dhe ekzekutor në kryerjen e krimit në bashkëpunim. Mulosmani u mundua që gjatë gjykimit të justifikohej me qenien rastësisht të tij në vendngjarje, si dhe mohon faktin se ai është një nga ekzekutorët e vrasjes së Azem Hajdarit. Rezulton se janë përdorur dy lloje armësh, një automatik kallashnikov dhe një pistoletë, pra kanë realizuar qitje automatiku që kishte shtetasi Fatmir Haklaj dhe pistoleta tip "Bereta" që kishte i pandehuri Jaho Mulosmani. Njëkohësisht, pretendimi i të pandehurit Jaho Mulosmani se shtetasi Fatmir Haklaj (tashmë i vrarë) ka përdorur në të njëjtin moment si automatikun dhe pistoletën nuk është logjike, pasi një person nuk mund që në të njëjtin moment të realizojë qitje si me automatik dhe me pistoletë, gjë që bie poshtë dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okularë në vendngjarje. Agim Logu dëshmoi se kur u dërgua në spital Naim Cangu, Jaho Mulosmani dhe Fatmir Haklaj treguan se ata e kishin vrarë pa dashje.
Motivi i vrasjes
Fatmir Haklaj e ka akuzuar deputetin Azem Hajdari se kishte pasur dorë në vrasjen e vëllait të tij, Shkëlqim Haklaj, në datën 5 janar 1998. Organi i akuzës deklaron: Mendimi kriminal për vrasjen e Azem Hajdarit lindur qysh me dyshimet e Fatmir Haklajt për një implikim të mundshëm të Azemit në vrasjen e vëllait të tij, Shkëlqim Haklaj, tashmë është konsoliduar duke marrë formën e një vendimi për ekzekutimin e tij. Muharrem Haklaj, i pyetur para gjykatës, deklaroi se më datën 2 shtator 1998 kishte bërë një bisedë me Azem Hajdarin në zyrën e këtij të fundit me kërkesën e Azem Hajdarit për të sqaruar disa rrethana në lidhje me vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Azem Hajdari i ka thënë se nuk ka dorë në vrasjen e Shkëlqim Haklajt. Edhe sikur të pranohet se viktima Fatmir Haklaj, pjesëmarrës në vrasje të jetë nisur nga motivet që përmend organi i akuzës, pra me faktin se deputeti Azem Hajdari më datën 25 shkurt 1998 e ka cilësuar nga tribuna e Parlamentit si vrasës që duhet ndjekur penalisht, motivet e të pandehurit kanë pamje tjetër. Po ç‘e shtyhu të pandehurin Jaho Mulosmani të bëhet një ndër organizatorët e vrasjes së deputetit Azem Hajdari? Dhe më pas jepet përgjigjja: "Këtu futen lidhjet e ngushta familjare dhe shoqërore mbi baza klanore dhe interesa kriminale me personin në kërkim, Fatmir Haklaj". Pra, në thelb, sipas vetë organit të akuzës, Jaho Mulosmani është shtyrë në rrugën e krimit nga miqësia, lidhjet e ngushta shoqërore dhe fisnore me viktimën Fatmir Haklaj për të marrë hakun e tij dhe jo për të vrarë deputetin Azem Hajdari për shkak të detyrës. Natyrisht, në përcaktimin e motiveve për Jaho Mulosmanin, gjykata mori për bazë dhe vlerësoi tërësinë e provave të paraqitura në gjykim. Duke i analizuar ato me përgjegjësi çmohet se në veprimet e Mulosmanit ekzistojnë të gjitha elementet e figurës së krimit të vrasjes me paramendim të Azem Hajdarit.
Roli i Izet Haxhisë në vrasje
Rrethanat e zhvillimit të ngjarjes kriminale duke filluar me momentet e përgatitjes së krimit në datat 10, 11 dhe 12 shtator 1998, momentet e realizimit të tij dhe ato pas kryerjes, si kundër u konkludua më sipër vërtetuan si pjesëmarrës në krimin e vrasjes me paramendim të deputetit Azem Hajdari si bashkëpunëtor në rolin e ndihmësit Izet Haxhia dhe Ismet Haxhia. Izet Haxhia është vëlla me Ismet Haxhinë dhe njëkohësisht një person që gëzonte besim si tek Azem Hajdari ashtu dhe te drejtuesit e Partisë Demokratike. Për një kohë të gjatë ai kishte kryer rolin e truprojës të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, ky pozicion i jepte atij mundësinë të lëvizte lirshëm në ambientet e selisë së Partisë Demokratike dhe duke marrë informacion të saktë për lëvizjet e Azem Hajdarit pa rënë në sy. Personat pjesëmarrës në vrasje ishin të ndërgjegjshëm se pa ndihmën e Izet Haxhisë vrasja e Azem Hajdarit do të ishte shumë e vështirë.
Perikli Teta
Ish-ministri i Rendit dëshmoi në gjyqin "Hajdari"
Ministri i rendit në vitin 1998, Perikli Teta, në sigurimin e provës bërë para gjykatës midis të tjerash ka deklaruar se: "Rreth orës 9:00 të datës 13 shtator 1998, zëvendësministri Ilir Çano më tha që ka ardhur Fatmir Meta dhe do të bisedojë me ju në lidhje me një deponim për një informacion... Fatmir Meta ishte shef komisariati në Bajram Curri, por nga kjo detyrë kishte kërkuar që të jepte dorëheqjen... Pasi erdhi Fatmir Meta më ka thënë që t‘i jap këtë informacion: Dje rreth orës 10.30 të datës 12 shtator 1998 në një lokal kam takuar Jaho Mulosmanin dhe më tha që më duhet makina jote për një kohë të shkurtër për punë personale. Ma mori në orën 10:30 dhe ma dorëzoi rreth orës 12:30 pra rreth dy orë...". Dëshmitari Prekli Teta vazhdoi: I thashë që s‘të mungon burrëria ta thuash përpara grupit hetimor? Dhe ai tha do ta deklaroj.
Më pas rreth orës 12:00 situata ka precipituar me ngjarjet që tashmë i dimë të gjithë 13 dhe 14 shtatorin.