E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli letër deputetëve të PS: Hyni në Kuvend

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ka dërguar një letër deputetëve të Partisë Socialiste në të cilën u kërkon që të marrin pjesë në punimet e Kuvendit.
Kryeparlamentarja u ka dërguar letër personale të 64 deputetëve të cilët nuk kanë hyrë në Kuvend që pas zgjedhjeve të 28 qershorit.
" Si kryetare e Kuvendit bej thirrje në mënyrë të vazhdueshme se çdo deputet i zgjedhur duhet të marrë pjesë në Kuvend", thuhet në letrën e Topallit.
Kryetarja e Kuvendit u ka kujtuar edhe një herë deputetëve opozitarë se Kushtetuta parashikon se mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm "kur ai nuk bën betimin dhe kur mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend".
Topalli ka apeluar deputetët që të marrin pjesë në punimet e sesionit të ri të legjislaturës më 18 janar.
Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka deklaruar dje se së shpejti ajo do të ndërmarrë masat për të zëvendësuar deputetët e Partisë Socialiste, nëse ata nuk paraqiten edhe në afatin e kërkuar 6-mujor që mbyllet në mars.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›