E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pollo kryeson Komisionin Qendror për regjistrimin e popullsisë dhe banesave të vitit 2011

Tiranë, 14 janar
NOA Ministri, Genc Pollo mblodhi sot Komisionin Qendror për regjistrimin e
Popullsisë dhe Banesave (REPOBA), i cili përbëhet nga 12 ministra si dhe ofiqarë
e specialistë të fushës.

Detyra e këtij
komisioni është të drejtojë Regjistrimin e Përgjithshëm të Popullsisë dhe të
Banesave të vitit 2011, i cili do të japë një pamje aktuale dhe të
saktë të realitetit.

Pyetësori miratohet
sot, në parim nga Komisioni dhe pas një konsultimi 6- mujor do të aprovohet përfundimisht.

Gjatë kësaj
mbledhje ministri Pollo tha se regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë dhe
banesave është një aktivitet jashtëzakonisht i rëndësishëm, që qeveria do të
ndërmarrë në vitin 2011, është një aktivitet që i shërben mirëqeverisjes,
zhvillimit institucional të saj, jep një panoramë të plotë zhvillimeve sociale
dhe ekonomike në vend dhe që do të shërbejë për një bazë të mirë për të ndërtuar
politika të drejta, në mënyrë që paratë publike të shpenzohen me efektivitet.

Sot do të
miratohet në parim nga Komisioni pyetësori për regjistrimin e popullsisë dhe
pas një konsultimi 6-mujor do të miratohet përfundimisht. Por risia këtë vit në
këtë pyetësor është që përmban, për herë të parë pas shumë dekadash,
përkatësinë etnike dhe fetare.

Ky proces do të
kryhet në mënyrë shumë profesionale, nga INSTAT dhe me një mbështetje të madhe
ekspertësh nga BE dhe agjenci të tjera ndërkombëtare. Është një operacion që
vërtet kushton shumë financiarisht, por na jep një bazë të dhënash deri tani të
padisponueshme dhe të domosdoshme për të ecur përpara tha Pollo.

Sipas Pollos, qëllimi
kryesor i Regjistrimit të Popullsisë është të japë një panorame aktuale dhe të
saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Por, në rastin e
Shqipërisë, Regjistrimi duhet të jetë gjithashtu edhe një pikënisje për një
sistem të qëndrueshëm të statistikave aktuale të popullsisë sipas vrojtimeve.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›