Të verbërit dhe tetraplegjikët nesër në protestë

Shoqata e të verbërve dhe tetraplegjikëve kanë zgjedhur rrugën e protestës për t`ju bërë thirrje deputetëve të maxhorancës dhe të opozitës për të mos votuar ndryshimin e ligjit të tyre i cili rrezikon më tej shëndetin dhe jetën e këtyre njerëzve.
Protesta do të zhvillohet nesër në orën 9.30 para parlamentit e cila synon që të sensibilizojë ligjbërësit që të marin parasysh kërkesat e të verbërve dhe tetraplegjikëve.