E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ndan dhurata për jetimët e Shkodrës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është kthyer në qytetin Shkodrës për të qenë afër fëmijëve jetimë, për të cilët ka ndarë dhe disa dhurata me rastin e festës së Vitit të Ri. Në një atmosferën festive, Topalli u prit nga fëmijët, të cilët me këtë rast kishin organizuar dhe një koncert të posaçëm. Në urimin e saj drejtuar fëmijëve, kryetarja e Kuvendit u shpreh se është detyrim i shoqërisë së sotme që të kujdeset për fëmijët, të cilët janë dhe shpresa e së ardhmes. “Ka qenë një ditë shumë e veçantë për mua, vërtet prekëse. Gjëja e parë, kur hyra në këtë sallë, që më ra në sy, ishte shprehja e filozofit të antikitetit, Platonit, shkruar në mur: ”Duke u kujdesur për lumturinë e të tjerëve, gjejmë lumturinë tonë. Çdo shqiptar, po të kishte në mendje e shpirt këtë shprehje të Platonit, padyshim që bota do të ishte më e bukur. Ju nuk jeni vetëm”, - tha Topalli në fjalën e saj të rastit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›