“Gërdeci”, një fëmijë padit ministrin Mediu. Seanca më 25 Janar
TIRANE-Gjykata e Lartë nisi sot shqyrtimin e padisë që i mitur nga Gërdeci ka depozituar ndaj Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Por, pak pas nisjes së gjyqit, seanca gjyqësore në ngarkim të Mediut u vendos të shtyhet për më 25 janar. Cëshja “Mediu” u rithye dhe njëherë në vemendje pas pushimit që iu bë muaj më parë pasi ish-Ministri i Mbrojtes, sot Ministër i Mjedisit u zgjodh deputet. Gjykata e Lartë nisi sot shqyrtimin e padisë bërë nga 12-vjeçari Roxhers Durda. Padia është bërë për dëmtim nga tragjedia e Gërdecit, ku 12-vjeçari humbi të ëmën dhe personalisht mori shmë plagë në trup. Ky ishtë procesi i radhës ndaj Mediut, pas mbylljes së hetimeve nga Prokuroria. Trupi gjykues u drejtua sot nga gjyqtarja Ariana Fullani dhe priteshin që në një seancë pajtimi të dëgjoheshin palët, paditësja dhe mbrojtja, që përfaqësohej nga avokati Ardian Visha. Vetë Mediu nuk ishte i pranishëm në seancë. Por, trupi gjykues vendosi shtyrjen e seances me qëllim që në salle të jetë prezent, vete Mediu. Avokatët mbrojtës kanë deklaruar se kishin prokurë nga ish-ministri i Mbrojtjes për ta përfaqësuar atë, por Kolegji Penal nuk pranoi Prokurorën. Pas kësaj trupi gjykues nnë drejtimin e Fullanit vendosi seancën e radhës në 25 Janar. Tragjedia e Gërdecit po shqyrtohet e ndarë në pjesë. Gjyqi më i madh po bëhet në Shkallën e Parë me plot 29 të pandehur, shumica ish-ushtarakë dhe 3 drejtues të fabrikës së demontimit të armëve, të vetmit nën arrest. Tragjedia e Gërdecit ishte më e rënda që ka goditur vednin tonë vitet e fundit, ku 15 kilomera nga Tirana shprëtheu një fabrikë ku cmontoheshin armë duke shkaktuar 26 të vdekur, mbi 300 të plagosur dhe dhjetra banesa e biznese të shkatërruara. (d.b/BalkanWeb)