Ilir Beqja paralajmëron hyrjen në Parlament, në rast të një seance të posaçme për përmbytjet në Lezhë e Shkodër

Deputetët socialistë, të përfituarit e rastit nga përmbytjet - gati hyrja në Parlament, si përftimi i fundit nga politika nekrofilikeE fituar nga përmbytjet në Lezhë e Shkodër, pritet të dalin edhe deputetët socialistë, të marrë peng nga Edi Rama. Nën bërjen të tyren frazën, “me një gur vrasim dy zogj”, deputetët socialistë, pritet që nga njëra anë të pretendojnë të korrin frytin më të fundit nga politika e tyre nekrofilike, duke paralajmëruar hyrjen në parlament, në emër dhe nën pretekstin e një seance të jashtëzakonshme parlamentare për përmbytjet. Nga ana tjetër, me këtë hyrje, deputetë socialistë që po mbushin 6 muaj pa paga, pritet ti gëzohen pagës së tyre si deputet.Paralajmërimin për hyrjen në parlament, e ka artikuluar dje deputeti i PS-s, Ilir Beqja, i cili është shprehu në një emision televiziv, se deputetët e PS-s, kanë diskutuar dhe janë të gatshëm të hyjnë në Parlament, në rast të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, për Përmbytjet.Kthesa e fundit e PS-së, për më tepër është një alibi e saj, për tërheqje nga dështimi i protestave, disamujore, me pretekste të pabaza, që nuk u mbështetën nga zgjedhësit. Ndërkohë edhe dje, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, paralajmëroi se për sa i përket mandateve të deputetëve të PS-së, të cilët brenda 6 muajve nga dita e parë e mbledhjes së këtij Kuvendi, nuk e ushtrojnë këtë përgjegjësi, do të zbatohet ligji Elektoral dhe Kushtetuta.Kryeparlamentarja Topalli ka bërë të ditur se, do t’ju dërgojë nga një letër, secilit prej deputetëve të PS-së, nëpërmjet të cilave do t’ju kërkojë të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre si të zgjedhur nga populli....