Topalli në Itali, takim Napolitanon dhe Zhak Delors
/>Kryetarja e Kuvendit znj.Jozefina Topalli, gjatë qëndrimit në Parma, Itali, pati një takim të veçantë, pa praninë e medias me Presidentin e Italisë Xhorxho Napolitano, personalitet me profil të spikatur dhe me karrierë të gjatë në politikën italiane. Kryetarja i shprehu Presidentit Napolitano mirënjohje për mbështetjen që Shqipëria ka pasur në proceset demokratike dhe integruese, nga Italia fqinje në mënyrë të vazhdueshme.
Biseda u përqendrua në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, në klimën entuziaste të biznesit, çka ka bërë të mundur stimulimin e fortë të biznesit të huaj për të investuar në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë ata u ndalën në interesin që Shqipëria ka ngjallur në vendet europiane për dinamizmin e ekonomisë së saj.Pas takimit me presidentin Italian, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë ,Jozefina Topalli zhvilloi një bisedë shumë miqësore edhe me presidentin Jacques Delors.
Jacques Delors, i njohur tashmë si politikan i madh vizionar mbetet një ndër presidentët më të suksesshëm në dekada gjatë periudhës së tij presidenciale në Komisionin Europian. Ai hodhi bazat ligjore, punoi mbi konventat dhe marrëveshjet e mëdha mbi të cilat sot funksionon Bashkimi Europian. Mastrihti dhe tregu unik janë ndër sukseset e Jacques Delorit. Reforma Delors e bën këtë politikan të konsiderohet një ndër baballarët e Europës së sotme. Jacques Delors dhe Jozefina Topalli diskutuan për procesin e zgjerimit të Europës, i cili sipas presidentit Delors, në vitet e ardhshme do të numërojë 30 vende nga 27 qe ka sot. Kryetarja e Kuvendit foli mbi reformat e fundit në Shqipëri si dhe për tempin unik të procesit të ratifikimeve si të protokollit te NATO-s ashtu edhe të Marrëveshjes së stabilizim-asocimit të Shqipërisë me BE. Delors, mik i vjeter i kryeministrit Berisha, ka mbështetur fort Shqipërinë në vitet e para të ndryshimeve. Presidenti Delors foli në mënyrë të veçantë për Kryeministrin Berisha të cilin e cilësoi si mik të tij dhe e vlerësoi si një lider të transformimeve të mëdha të Shqipërisë.
Lidhur me zgjerimin ne vendet e ballkanit ai u shpreh:"Evropa i ka dyert e hapura për vendet e Ballkanit për ti mbështetur ato në gjetjen e zgjidhjeve paqësore dhe të frytshme. Unë jam pro zgjerimit. Pas zhvillimeve të fundit në këtë rajon Evropa ka marrë përgjegjësi të veçanta për vendet e këtij rajoni".Ndërkaq Topalli ishte e ftuar nderi në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Kolegjit Europian. Teatri mbreteror i Parmës, ishte përzgjedhur për ceremoninë e diplomimit te studenteve te Kolegjit Europian, një ndër më prestigjozet në fushën e përgatitjes së eurokratëve. Në këtë ceremoni, që shënon ngjarjen më të rëndësishme për këtë kolegj, morën pjesë personalitete të larta të botës akademike dhe politike italiane dhe Europiane. Ndër te ftuarit e nderit, së bashku me Presidentin Italian Napolitano, Presidentin Delors, Komsionerin Europian, Mario Monti ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kjo ceremoni u përcoll me shumë interes nga media prestigjioze italiane. Ndër 45 studentët e diplomuar për këtë vit, 4 ishin studentë shqiptarë, duke shënuar kështu numrin më të lartë të studentëve nga një vend. Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe tryeza e rrumbullakët me temë të marrë nga libri Memorie te Presidentit Jacques Delors Kujtesa është e ardhmja gjatë së cilës morën fjalën Presidenti Naplitano, Presidenti Delors dhe zoti Mattera, Drejtor Shkencor i këtij kolegji.Në fund të ceremonisë Kryetarja e Kuvendit u takua me studentët shqiptarë të sapo diplomuar, të cilët shprehën kënaqesinë e këtij takimi në një ditë kaq të veçantë për ta.Jam e bindur, tha Kryetarja e Kuvendit se me njohuritë tuaja ju i shërbeni proceseve integruese të vendit tonë, ndaj dhe une jam angazhuar personalisht qe numri i studentëve shqiptarë në Kolegjin Europian të rritet".