I vodhi me dhunë mbi 30 mijë euro të moshuarës, arrestohet
Në pranga përfundoi shtetasi Aleko Sholla 31-vjeç banues në lagjen nr 10 Korçë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi rezulton të jetë njëri prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me dhune ne bashkëpunim, të banesës në lagjen nr 10 Korçë në pronësi të shtetases me iniciale L.B 60 vjeçe,ngjarje kjo e ndodhur më datë 4 të këtij muaji.
Sqarojmë se autorët kanë qenë të pajisur me mjete maskimi në momentin e hyrjes në banesë, dhe pasi kanë goditur shtetasen e sipërpërmendur me mjete të forta në pjesën e kokës, kanë përvetësuar gjatë kontrollit te banesës shumën prej 30 mijë Euro si dhe 10 milion lekëve të vjetra shqiptare, e më pas janë larguar”, bëri me dije policia lokale.
Nga ana e policisë po vazhdon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të dytë të implikuar në këtë ngjarje dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj. /Start/
2012-02-14 09:51