E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli në Maqedoni, pritet nga krerët e lartë të shtetit

Jozefina Topalli / Foto arkiv

Kryeparlamentarja Topalli ndodhet në Maqedoni, në ditën e dytë të vizitës atje. Ajo pritet të takohet sot me krerët e shtetit, presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski.

Gjithashtu, Topalli do të mbajë një fjalë përshëndetëse para deputetëve të Kuvendit maqedonas.

Në axhendën e takimeve janë parashikuar edhe takime me deputetët e grupit të miqësisë Maqedoni-Shqipëri dhe me një grup grash deputete.

Ditën e djeshme, Topalli është takuar me krerët e partive politike shqiptare, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Temë e takimeve me dy liderët e BDI-së dhe PDSH-së kanë qenë incidentet ndëretnike të kohëve të fundit në Maqedoni dhe zhvillimet politike në të dy vendet.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›