amet drejt bashkimit ne nje parti te vetme
Komuniteti cam po shkon drejt bashkimit ne nje parti te vetme. Nje thirrje te tille e beri dy dite me pare Shpetim Idrizi i PDU-se ndersa dje PDI-ja e Tahir Muhedinit. Ky i fundit shprehu keqardhjen qe ka dy parti me te njejtin program per zgjidhjen e ceshtjes came. Ai kerkoi qe partia e tij dhe ajo e Shpetim Idrizit te behen bashke duke lene menjane qejfmbetjet. Ne qofte se ne nuk jemi bashke nese jemi ne Shqiperi dy forca politike me nje program nese kjo force tjeter u krijua ne Parlamentin shqiptar qefmbetje ka nga te gjithe. Mire eshte qe kur themi jemi per ceshtjen came te punojme te gjithe se bashku - tha Tahir Muhedini PDI.
Ne nje takim me elektoratin e partise se tij ne Tirane Tahir Muhedini duke folur per ngjarjet ne Boboshtice kerkoi qe autoritetet shqiptare te marrin ne konsiderate kerkesen per ngritjen e varrezave ne krahinen e Camerise. Qe te ngrihen varreza ne krahinen e Camerise aty ku eshte bere gjenocidi per shqiptaret came ne menyre te pafajshme dhe te ngrihen memoriale - tha ai. Z. Muhedini shprehu shqetesimin se regjistrimi i ri popullsise por edhe dokumentet e reja te identitetit po i cojne camet drejt asimilimit.