Topalli në Shkup, takon Ahmetin dhe Thaçin

Gjatë pasdites së shkaur, Topalli zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Bashkimi Demokratike për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për proceset integruese si dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Ishte një takim i rëndësishëm me kryetaren e parlamentit të Shqipërisë, folëm për situatën në Shqipëri, në Maqedoni, në rajon për bashkëpunim edhe më të mirë edhe më të avancuar në të ardhmen mes institucioneve tona, mes parlamenteve tona, mes qeverive tona. Bashkëpunim i cili është i dobishëm si për shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit, por edhe për rajonin në përgjithësi. Gjithashtu zonja Topalli shfaqi gatishmëri që Shqipëria të na ndihmojë sa i takon anëtarësimit të Maqedonisë në NATO që vlerësoj që është një punë mjaftë e rëndësishme, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe përveç Shqipërinë edhe për rajonin”, u shpreh Ahmeti pas takimit.
Gjithashtu, Topalli zhvilloi një takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, me të cilin ka diskutuar për shumë çështje. “Biseduam për shumë çështje të brendshme të Maqedonisë, të Shqipërisë të regjionit, i dhashë vlerësimet e mia për trendet negative në Maqedoni dhe sigurisht edhe atë shqetësimin kryesorë se bllokimi i procesit integrues të gjitha sëmundjet e Maqedonisë i bënë shumë më të ashpra dhe më të rënda”, tha Thaçi.
Gjatë ditës së sotme, Topalli pritet të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit të Maqedonisë. /Start/
2012-04-04 10:43