Kryeministri I papranueshem anesimi i kryeprokurores
Kryeministri Sali Berisha reagon pas urdhrit te prokurorise per arrestimin e 6 gardisteve. Sipas tij urdhrat jane nxjerre pa asnje analize balistike. Sipas tij Prokurorja e Pergjithshme punon me dy standarde se ndersa fle mbi dosjet e zyrtareve opozitare merret vetem me mazhorancen. Berisha denoncoi se Ina Rama dekonspiron hetimet duke raportuar tek Edi Rama. Ne oret e para te mengjesit 22 janar ministri i Brendshem me informon se Prokuroria e Shtetit pa asnje analize balistike leshon urdhra arresti per te gjithe zinxhirin komandues te gardes nga komandanti gjenerali i gardes deri tek ushtari nderkohe qe garda funksionon me rregullore ushtari qe qellon aty sipas rregullores qellon ne ajer nuk iku asgjesoje - tha Berisha gjate mbledhjes se jashtezakonshme te qeverise. Me tej Kryeministri citoi edhe biseden mes ministrit te Brendshem dhe kryeprokurores. Ministri i Brendshem i tha Ina Rames se kjo qe do te beje eshte te inkurajosh nje sulm te dyte ndaj institucioneve. Une te garantoj se secili prej tyre nuk do te largohet nga Shqiperia dhe te gatshem per hetim. Prokurorja e Pergjithshme i pergjigjet duke i thene le te vijne nje here ne pak do ti mbajme - deklaroi ai. Por sipas Berishes specialistet pohojne se ka nene qe nuk jane zbatuar. Ai shtoi se vendimi i Ina Rames erdhi ne kushtet kur Edi Rama nga Fieri shpalli nje tjeter demonstrate. Qeveria do te beje gjithcka per hetim te plote per humbjen e ketyre jeteve. Une sot kam takuar te gjithe ambasadoret e NATO-s SHBA-se BE-se KE-se OSBE-se. Fjala ime ka qene Cilido vend qe do te na sjelle eksperte per zbardhjen e ngjarjes eshte i mirepritur - pohoi ai. Me tej ai kritikoi punen e Ina Rames duke e cilesuar ate si me dy standarde. Kjo zonje qekur eshte votuar me voten time dhe te mazhorances ka adoptuar dy standarde per te cilat une kam bere deklaraten time. Kjo zonje qekur eshte ulur ne ate karrige nuk ka hapur asnje dosje penale ndaj asnje eksponenti te qeverise se meparshme dhe te qeverise vendore socialiste. U ka dhuruar atyre imunitet te plote - tha ai ndersa shtoi se Rama ka hapur me qindra dosje ndaj mazhorances dhe administrates se saj. Me pas Berisha kritikoi faktin se Edi Rama asnjehere nuk u thirr per akuzat e hedhura mbi aferat 20-perqindshe dhe dosja u mbyll. Berisha konsideroi se deri ketu cdo gje mund te konsiderohej e pranueshme por vijoi se ne kete situate nuk mund te jete me keshtu.