Qeveri me Hamasin marreveshje per kabinetin palestinez

Presidenti Palestinez Mahmud Abaz i lëvizjes “Fatah” ka arritur të formësojë marrëveshjen për qeveri të përkohshme me lëvizjen rivale “Hamas”. Marrëveshja e papritur u arrit me ndërmjetësinë e Egjiptit dhe pas bisedimeve sekrete midis palëve, të cilat edhe kanë qenë në luftë civile me njëra-tjetrën për një kohë të shkurtër në vitin 2007. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, ndërsa palestinezët janë shprehur të kënaqur, por edhe të kujdesshëm me paktin e arritur.