E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen 3 demonstruesit e 21 janarit. Prokuroria Ska prova te reja

/ /

Gjykata e Tiranes liroi dje tre nga personat e arrestuar nen dyshimet se jane perfshire ne akte dhune ne demonstraten e 21 janarit ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Vendimi i djeshem ndryshoi masen e sigurise arrest me burg me afat 15 ditor dhene per ta pak dite pas demonstrates. Ded Bushpreni dhe Bardhi Allaraj u paraqiten para gjyqtarit te gatshem ne gjykaten e kryeqytetit per shkak se mases shtrenguese te dhene per ta ne 24 janar i mbaroi afati. Perfaqesuesi i prokurorise ne proces i kerkoi gjykates caktimin ndaj tyre te mases se sigurise detyrim paraqitjeje. Kerkesa u pranua nga gjykata.

Me pare mbrojtesit kane kerkuar lirim te menjehershem te klienteve te tyre dhe moscaktimin e ndonje mase shtrenguese ndaj tyre. Po dje gjykata pranoi kerkesen e organit te akuzes per caktimin e mases se sigurise detyrim paraqitjeje per te pandehurin Behar Muja. Bushpreni dhe Allaraj u arrestuan nga policia menjehere pas demonstrates se 21 janarit. Ndersa i dyshuari Muja eshte arrestuar ne ditet ne vijim pas verifikimit nga ana e policise dhe prokurorise te pamjeve filmike te demonstrates. Ata akuzohen nga prokuroria per veprat penale te kundershtimit te punonjesit te policise se rendit publik dhe shkaterrimit te prones. Pas demonstrates se 21 janarit policia arrestoi 114 persona si te perfshire ne aktet e dhunshme gjate zhvillimit te saj. Ky numer u shtua ne ditet ne vijim pas keqyrjes se pamjeve filmike te momenteve te konfrontimit te demonstruesve me forcat e policise.
Paralajmerimi
Pak dite me pare prokuroria paralajmeroi lirimin e mundshem te personave te arrestuar gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit. Burime nga organi i akuzes thane se masave me afat 15 dite apo 20 dite arrest te caktuara me 24 janar po u mbaronte afati. Gjate kesaj kohe sipas prokurorise policia nuk kishte sjelle prova shtese per ti paraqitur ne gjykate kunder te arrestuarve. Per rrjedhoje diten e djeshme tre nga te arrestuarit u lane te lire nderkohe qe edhe tre te ndaluar te tjere pritet te dalin sot ne gjykate per caktimin e masave te sigurise. Prokuroria eshte shprehur se nuk i jane referuar prova te reja nga policia dhe ne kushtet e mungeses se tyre eshte detyruar te shmange mbajtjen e padrejte ne burg te ketyre shtetasve. Sipas burimeve nga organi i akuzes edhe nese prokuroria do te bente kerkesa me te ashpra per masat e sigurise me provat qe ekzistojne rrezikohej lirimi i shtetasve nga gjykata. Togat e zeza lane ne arrest me burg me afat 15 dite deri ne 20 dite plot 29 persona nga 114 shtetas te arrestuar nga policia gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit. Ata u lane ne burg me afat me qellim qe policia dhe prokuroria te grumbullonin provat e nevojshme.

Akuzat

Nje numer prej 150 personash jane arrestuar qe nga dita e demonstrates deri me tani nga Policia e Shtetit ne disa qytete te vendit me akuzen e akteve te dhunes ne demonstraten e 21 janarit. 113 shtetas u arrestuan qe diten e pare ndersa me pas filloi shqyrtimi i materialeve filmike dhe identifikimi i shtetasve te tjere qe akuzohen se kane marre pjese ne goditje dhe kundershtim ndaj forcave te policise si dhe ne demtimin e rrethimit dhe vendrojes se Kryeministrise. Disa nga te arrestuarit akuzohen se kane djegur kater makina te Policise se Shtetit prane Piramides si dhe 11 automjete private.

Armand Bajrami

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›