Topalli "ngrin" dekretin e Topit
Përplasja institucionale është kthyer në një lojë nervash për Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, dhe Presidentin Bamir Topi. Kuvendi ka ngrirë dekretin e Presidentit të datës 7 janar 2009 për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deri tani, në Komisionin e Ligjeve nuk është paraqitur ende emri i Admir Thanzës për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese çka tregon se mes Kuvendit dhe Presidencës vazhdon ende "lufta e vjetër". Në rast se edhe gjatë javës që vjen nuk do të ketë një hap tjetër që do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, atëherë konflikti institucional nuk do të jetë më një përplasje e brendshme, por e hapur.
Rregullorja e Kuvendit
Sipas rregullores së Kuvendit, me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tri javëve nga marrja e kërkesës. Dekreti i Presidentit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese është marrë në datën 7 janar dhe në Komisionin e Ligjeve kandidatura e Admir Thanzës për anëtarin e Kushtetueses ende nuk është shqyrtuar në kryesinë e Kuvendit. Por në rast se dekreti i Topit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese është protokolluar në momentin që administrata e Kuvendit ka filluar punë, atëherë afatet nuk janë shkelur dhe me këtë rast edhe rregullorja e re e Kuvendit është respektuar.
Në fakt, zbatimi i rregullores është një çështje interpretimi. Burime pranë Kuvendit bëjnë me dije se "Komisioni i Ligjeve do të marrë në shqyrtim ditën e hënë dekretin e kreut të shtetit, ku sipas rregullores së re do të bëhet edhe një seancë dëgjimore".
Përplasjet
Ligji i lustracionit në Gjykatën Kushtetuese, duket se do të agravojë më tej përplasjen institucionale Kuvend-Presidencë.
Vlen për t‘u rikujtuar qëndrimi i Presidentit Topi për draftin e PD-së për të pastruar institucionet nga ish-bashkëpunëtorët e regjimit komunist. Presidenti aprovoi me heshtje ligjin e lustracionit, por tashmë sprova e madhe është në Gjykatën Kushtetuese, ku opozita kërkon me ngulm rrëzimin. Kuvendi ka ngrirë dekretin e Presidentit Topi për emërimin e Admir Thanzës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të kryetarit të kësaj gjykate, Gjergj Sauli. Sipas anëtarëve të majtë të Komisionit të Ligjeve, në bazë të rregullores, Komisioni i Ligjeve duhet të ishte mbledhur dhe të kishte dhënë vendimin e tij për dekretin deri më 29 janar.
Por burimet zyrtare pranë kabinetit të kryeparlamentares, si dhe anëtarëve të djathtë të Komisionit të Ligjeve duke cituar nenin 111 të ndryshuar të Kuvendit shprehën se dekreti është brenda afateve, pasi është depozituar në Kuvend ditën e parë të punës së Kuvendit. Bëhet e ditur se Komisioni i Ligjeve do të mblidhet ditën e hënë, kur skadon afati sipas nenit që mbështet mazhoranca, por në komision nuk është njoftuar të marrë pjesë kandidati për në Gjykatën e Lartë, Admir Thanza.
Bllokimi i dekretit të kreut të shtetit për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese bëhet pak ditë përpara se gjykata të mblidhet për të shqyrtuar ankimimin e socialistëve për shkeljet e mëdha të Kushtetueses për ligjin e dosjeve.
Kuvendi: Nuk janë shkelur afatet
Zyra e shtypit të Kuvendit ka sqaruar dje se dekreti i Presidentit Bamir Topi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Admir Thanza, është protokolluar në Kuvend, më datën 8 janar 2009.
Zyra e shtypit bën me dije se janë ndjekur të gjitha procedurat normale që parashikon Rregullorja e Kuvendit. Duke iu referuar këshilltarëve juridikë të Kuvendit, për interpretimin e nenit 111, është bërë me dije se puna e Parlamentit ka nisur në datën 19 janar. Sipas Kuvendit, dekreti ka kaluar në axhendën e Komisionit të Ligjeve dhe pritet që shumë shpejt të kalojë në këtë komision.
Në pikën 6 të nenit 111 citohet se "në rastet kur në Kushtetutë parashikohet dhënia e pëlqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë dhe harton raportin përkatës brenda tri javëve. Kuvendi shqyrton kërkesën për dhënien e pëlqimit në seancë plenare brenda një jave nga data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe nëse kërkohet nga të paktën një kryetar grupi parlamentar, zhvillohet debati për të.
Anëtarët e Komisionit të Ligjeve: U shkelë rregullorja
Ndonëse administrata e Kuvendit pretendon se nuk janë shkelur afatet për të marrë në shqyrtim dekretin e Presidentit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë bërë me dije se Rregullorja e re e Kuvendit i përcakton qartë rregullat. Komisioni i Ligjeve ka si afat vetëm tri javë për të shqyrtuar emrin e Admir Thanzës dhe hyrja në fuqi e afatit bëhet në momentin që ai protokollohet në Kryesinë e Kuvendit.