Forumi i avokatëve, ankimim për ligjin e lustracionit
Forumi i Avokatëve për Drejtësi ka paraqitur në Gjykatën Kushtetuese ankimimin për ligjin për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve. Ky forum kërkon nga Gjykata Kushtetuese që ta shpallë këtë ligj të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. "Ky ligj cenon rëndë parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, të drejtën e prezumimit të pafajësisë, të drejtën e mosgjykimit kolektiv, të paragjykuar dhe pa proces të rregullt gjyqësor të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, të drejtën për t‘u zgjedhur, të drejtën për të mos u dënuar dy e më shumë herë për të njëjtën veprim, të drejtën për punë, të drejtën për mbrojtjen e nderit dhe dinjitetit njerëzor", thuhet në deklaratën e forumit të avokatëve për drejtësi.