Topalli ngushëllon familjen Jaho
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, i ka shprehur dje ngushëllimet më të thella familjes Jaho, për humbjen tragjike të vajzës së vogël dhe nënës së saj në ngjarjen e dhimbshme të një dite më parë. Duke ndarë hidhërimin e thellë për këtë humbje të parakohshme dhe shumë të dhimbshme, Kryetarja Topalli bashkohet me familjen dhe të afërmit dhe u gjendet pranë në këtë moment të vështirë.