E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, ngushëllime familjarëve

Zëdhënësja e Këshillit të Ministrave, Majlinda Bregu, u shpreh ngushëllime familjarëve të personave që kanë humbur jetën në tragjedinë që ndodhi në liqenin e Butrintit. "Në fakt, sigurisht qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe marrja e masave për të penguar që kjo tragjedi të shumëfishohej kanë qenë prezente që në orët e para të ngjarjes. Ju e dini tashmë se keni pasur një deklaratë zyrtare nga Ministria e Brendshme. Sigurisht që asnjë ngjarje, e cila ka viktima, nuk mund të kalohet lehtësisht", tha Bregu. Sipas zëdhënëses së qeverisë, është dëshmuar gjatë gjithë kësaj kohe një menaxhim dhe siguri më i mirë i kufijve tanë, por kjo nuk do të thotë se nuk ka raste sporadike të kalimit klandestin të kufirit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›