Kriza, delegacioni i KiE në presidencë
Delegacioni i Asamblese Parlamentare te KiE-se e gjen politikën shqiptare në fazën e dytë të negociatave për zgjidhjen e krizës. Për të dërguarit e Strazburgut sot do të jetë një ditë intensive me takime me krerët e shtetit dha ata partiakë. Puna 7 anëtarëve të delegacionit që mbërriti një ditë më parë, nisi që në 09:15 minuta në selinë e presidentit, i cili është zyrtarisht moderatori i negociatave Berisha-rama. Gjatë 60 minutave të takimit zyrtarët e lartë të Strazburgur do te njihen me te gjitha perpjekjet qe Topi ka bere ne takimet me palet.
I dyti ne radhe është takimi me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, per t'i lene vendin bisedimeve me kryeministrin Berisha ne oren 11:45 minuta.
Pas bisedimeve me tre krerët e shtetit dhe pas një pauze prej 2 orësh, të dërguarit e Këshillit të Europës në 15:15 do t’i drejtohen selisë rozë për të takuar kryetarin Rama dhe drejtues të tjerë të partisë në opozitë.
Për më shumë se një orë sipas axhendës grupi i raporterëve dhe përfaqësuesve të lartë të strazburgut do të dëgjojë kërkesat e socialistëve ku kryesorja është ajo e transparencës së plotë të zgjedhjeve të 2009, deri në hapjen e kutive të votimit.
Pas të gjitha këtyre ecejakeve, në bulevardin kryesor delegacioni do të rikthehet sërish rreth orës 17:00 në Presidencë. Rreth një orë është programuar të zgjasë takimi përmbledhës me Presidentin Bamir Topi.
Sipas programit të gjitha rezultatet e takimeve, misioni i Këshillit të Evropës do t’i bëjë të ditura të martën në një konferencë për shtyp, në orën 10:30.
Vizita e këtij misioni të KiE ishte paralajmëruar qysh me miratimin e Rezolutës te inicuar nga reporteret Uilshajër –Lakso për Shqipërinë. Dokumenti paraqiste ndër të tjera dhe pikat e zgjidhjes së situatës aktuale politike nën moderimin e Presidentin Topi. Por, ashtu si cdo deklaratë tjetër të ndërkombëtarëve, edhe qëndrimet e zyrtarëve te Asamblesë Parlamentare të KiE, jane lexuar ndryshe si nga Perfaqesuesit e Partise Socialiste, ashtu edhe ata te Partise Demokratike.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e hënë , 22 shkurt 2010 ) < I mëparshmi