E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi letër partive: Zgjidhni krizën

Presidenti Bamir Topi u bën thirrje liderëve politike te gjejnë një zgjidhje te krizës qe mban te mbërthyer vendin nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Me ane te një letre drejtuar te gjitha partive parlamentare, pasi shpreh shqetësim për situatën e krijuar, kreu i shtetit nënvizon se problematika aktuale politike ka nevojë për ridimensionim të sjelljes, bazuar në rikthimin e qetësisë dhe të dialogut. ?Prej disa muajsh vendi ynë vijon të jetë peng i kontradiktave politike dhe konfliktualitetit politik, institucionet përfaqësuese nuk janë tërësisht funksionale dhe imazhi i Shqipërisë është dëmtuar ndjeshëm në raport me Bashkimin Europian dhe partnerët tanë strategjikë ndërkombëtarë. Mendoj se burimi i krizës politike duhet kërkuar në mosbesimin e thellë midis palëve politike, mungesën e dialogut institucional, në oratorinë konfliktuale e përjashtuese politike, si dhe dominimi shpeshherë të interesave dhe axhendave politike nominale mbi ato publike e institucionale?. Zhvillimet negative ne vend, sipas presidentit kulmuan ne 21 janar, ku humben jetën katër qytetare. Ndaj kreu i shtetit e ve theksin tek rëndësia e hetimit te pavarur e profesional te këtyre ngjarjeve te renda. ?Kam bindjen se ndaj me ju të njëjtin mendim për nevojën e hetimit korrekt, profesional dhe të pavarur të këtyre ngjarjeve, me qëllim që cilido individ, i cili ka shkelur ligjin, pavarësisht përkatësisë politike ose profesionit, të përballet me pasojat e merituara ligjore. Shqipëria meriton të ketë institucione të pavarura, meriton që këto institucione të kenë kohën dhe hapësirën e tyre për të vepruar në përputhje me ligjin pa ndikime e presione politike?. Duke kërkuar nga partitë politike te marrin pjese dhe te respektojnë datën e dekretuar për zgjedhjet e 8 majit, Topi shprehet gjithashtu i gatshëm për te qene serish arbitër mes palëve, edhe pse tryezat e mëparshme kane rezultuar pa sukses.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›