E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruli: Shqipëria mbylli me sukses 2008-ën

Ministri i Ekonomisë Genc Ruli i ftuar në takimin e investitoreve të huaj në Shqipëri, tha se do të kemi një vit të mbarë ekonomik. Sipas Rulit vitet e ardhshme do të jenë të vështira, por shprehu besimin se do kalohen me sukses ashtu si viti 2008-të që u mbyll mirë pavarësisht krizës ekonomike që përfshiu botën. "Niveli në rritje i investimeve të huaja është dëshmi e guximit të biznesmenëve për të provuar të ndërtojnë aktivitetet e tyre në vendin tonë, në kushtet kur ndihen vështirësitë e krizës ekonomike globale", tha Ministri Ruli. Ai siguroi se edhe gjatë vitit 2009-të, qeveria shqiptare do të përkrahë investitorët e huaj të cilët kontribuojnë në nivelin ekonomik të vendit, në hapjen e vendeve të reja të punës etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›