Topalli pret homologun maqedonas
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur dje homologun e saj maqedonas, Trajko Veljanovski. Biseda mes dy homologëve është ndalur në çështje të ndryshme, si politike dhe ekonomike, ku Topalli ka theksuar se marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve duhet t‘i çojmë në nivelin e marrëdhënieve politike. Gjatë fjalës së saj, Topalli ka theksuar se marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe ne synojmë që marrëdhëniet ekonomike t‘i çojmë në nivelin e marrëdhënieve politike. "Shpreha vlerësimin, në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për vendimin e marrë në Parlamentin maqedonas për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që është për zhvillim dhe të ardhmen e këtij rajoni. Është një vendim shumë i rëndësishëm për të gjithë rajonin dhe i marrë në kohën e duhur", është shprehur Topalli. Natyrisht, tha ajo, diskutuam për projekte të ndryshme në fushën politike dhe në fushën ekonomike, që së bashku mund t‘i çojmë përpara. Ndërsa kryetari i Parlamentit Maqedonas, pasi ka shprehur falënderimet e tij për ftesën, tha se me Topallin kemi biseduar për raportet dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy parlamenteve dhe kemi ndarë të njëjtën ide, se bashkëpunimi politik është i një niveli të shkëlqyeshëm.