E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e e sigurt, Sejdiu falënderon KFOR-in

 

PRISHTINE-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, falënderoi sot ushtarët e KFOR-it për përkushtimin dhe përpjekjen e tyre për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë ne Kosovë. Sipas Sejdiut përpjekjet e tyre u përkasin të gjitha komuniteteve, pa marrë parasysh etnitetin apo religjionin e tyre.
Falenderimet e Presidentit Sejdiu u bënë gjatë vizitës që i bëri njësisë shumëkombëshe për veprim të KFOR-it - Perëndim, të vendosur në Pejë, i shoqëruar edhe nga komandanti i KFOR-it, gjeneralejtënant Xhuzepe Emilio Gaj.
Presidenti dhe komandanti i KFOR-it vizituan edhe vendin e quajtur “Villaggio Italia”, afër Pejës, ku u njoftuan për gjendjen e sigurisë në zonën e përgjegjësisë së njësisë shumëkombëshe Perëndim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›