Opozita vazhdon me protestat kunder kryeministrit Rus

Një pankartë gjigande me mbishkrimin "Putin Ik" është shpalosur përbri Kremlinit nga grupi opozitar rus 'Solidarnost' I cili kerkon largimin e kryeministrit rus .
"12 vite nën pushtetin e Putinit janë më shumë se tepër për Rusinë. Autoritetet nuk i kanë dëgjuar protestat tona. Ne jemi në kërkim të reformave të reja ", thonë aktivistët e grupimit të cilët shprehen se po kërkojnë mënyra të reja për të bindur kryeministrin të heqë dorë nga pushteti.
Vladimir Putin po përpiqet të rifitojë presidencën në zgjedhjet e ardhshme, duke shtrirë sundimin e tij për të paktën gjashtë vjet të tjerë. Ai ishte president nga 2000-2008 dhe besohet të ketë pasur ndikim të konsiderueshëm dhe nën udhëhehqjen e Dimitri Medvedev. Putin është parë favorit për zgjedhjet presidenciale në vend, por me një popull gjithnjë e më të zemëruar, analistët e shohin paksa të vështirë rrugën e Putinit drejt karriges së presidentit.
Pankarta e shndritshme e verdhë e varur mbi Kremlin ishte 140 metra katrorë dhe mund të shihet dhe nga dritaret e zyrës së kryeministrit. U deshën 20 minuta dhe guximi i 4 aktivistëve për të ngritur në krye të ndërtesës përbri pankartën gjigande.