E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, "rekordmene" e udhëtimeve jashtë vendit

Gjatë katër viteve të shkuara të qeverisjes së demokratëve, personi që ka udhëtuar më shumë jashtë shtetit ka qenë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Udhëtimet, në jo pak raste kanë shkaktuar edhe reagimet e ashpra të opozitës, të cilët e kanë kritikuar kryeparlamentaren, duke deklaruar se po udhëton me bashkëpunëtorët e saj më të ngushtë në mbarë botën dhe shpenzimet janë mbuluar nga taksapaguesit shqiptarë. Po sipas opozitës, Topalli nuk ka ndjekur Rregulloren e Kuvendit, duke mos marrë me vete deputetë sipas rëndësisë së vizitës, por ka marrë me vete ata që ajo ka preferuar më shumë. Këto deklarata nuk janë pranuar nga Kryetarja e Kuvendit Topalli dhe stafi i saj, por pavarësisht reagimeve deputetët që kanë ngritur zërin në Kuvend janë "penalizuar‘. Një ndër më të penalizuarit ka qenë deputeti i PS-së, Marko Bello, të cilit kryeparlamentarja Topalli i ka deklaruar në mes të seancës parlamentare se nuk do ta merrte asnjëherë me vete. Por udhëtimet jashtë vendit nuk kanë qenë të pakta as për Kryeministrin Berisha dhe stafin e tij të ngushtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›