E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli siguron NDI-në për zgjedhje të lira



Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, siguroi dje drejtorin rajonal të Evropës Lindore dhe Qendrore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Bexhamin, se zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë të lira dhe të ndershme. Topalli e njohu drejtorin e NDI-së me përgatitjet e infrastrukturës zgjedhore, dukë vënë theksin se këto përpjekje synojnë realizimin e zgjedhjeve brenda të gjitha standardeve. Në këtë aspekt, kryetarja e Kuvendit e njohu z. Benxhamin me ndryshimin e Kodit Elektoral, procesin e pajisjes me karta identiteti, listat elektronike të zgjedhësve etj. Drejtori i NDI-së vlerësoi rolin e Topallit. “Unë vlerësoj shumë kontributin tuaj në këtë fushë, nismat tuaja për përfshirjen e gruas në politikë si edhe ato kundër dhunës në familje dhe fushatën për parandalimin e tumoreve”, - tha Benxhamin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›