E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi miraton rezolutën për anëtarësimin në BE

30/01/2009  Rrëzohet varianti i Komisionit të Integrimit

Kuvendi miratoi me unanimitet projektrezolutën “Për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE”, sipas variantit të propozuar nga Komisioni parlamentar për Politikën e Jashtme. Gjatë seancës së djeshme parlamentare, me gjithë ndërhyrjen e deputeti socialist në Komisionin e Integrimit Taulant Balla, Kuvendi nuk mori parasysh ndryshmet e propozuara nga ky komision. “Propozoj shtyrjen e votimit të projektrezolutës, me qëllim që ndryshimet e propozuara nga Komisioni i Integrimit dhe ai i Jashtëm të shkrihen në një variant”, - tha Balla. Rezoluta e miratuar nga Kuvendi inkurajon Qeverinë që në momentin e përshtatshëm në konsultim me vendet anëtare të BB-së të paraqesë aplikimin e Shqipërisë për të kaluar si vend kandidat në këtë organizëm dhe të raportojë në Kuvend për ecurinë e negociatave. Po ashtu Kuvendi mirëpret që Parlamenti Evropian, vendet anëtare e institucionet e BE-së të marrin në konsideratë konsensusin e partive politike shqiptare dhe aspiratën e qytetarëve në lidhje me integrimin e evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›