Vonohet ekspertiza, shtyhen me 3 muaj hetimet për 21 janarin
12/01/2012 Përgjigjet nga SHBA pritet të vijnë në Prokurori në ditët e muajit shkurt
Shtatë predha dhe dy pistoleta të Gardës që u dërguan në SHBA
TIRANE-Ashtu siç ishte parashikuar, Prokuroria e Tiranës ka marrë vendimin përfundimtar për shtyrjen e veprimeve hetimore lidhur me zbardhjen e 4 vrasjeve e 7 plagosjeve në demostratën e 21 janarit. Një javë më parë gazeta “Metropol” publikoi një artikull, ku paralajmëroi se akuza e kryeqytetit nuk do të qe në gjendje të mbyllte hetimet brenda periudhës 1-vjeçare, si pasojë e mosardhjes së përgjigjeve të ekspertizave të dërguara në laboratorët e FBI-së në Amerikë. Tashmë hetimet rreth kësaj çështje janë shtyrë dhe me tre muaj të tjerë, ku brenda kësaj periudhe Prokuroria e Tiranës shpreson të vijnë nga SHBA përgjigjet lidhur me ekspertizat e 7 predhave të modelit MP-5 dhe dy pistoletave që janë përdorur nga fektivët e Gardës së Republikës. Burime pranë akuzës thonë se gjatë muajit dhjetor 2011 ishin në pritje nga SHBA të konkluzioneve, por që në fakt deri më tani ende nuk është dërguar asnjë përgjigje rreth krahasimeve të kryera në laboratorët shkencorë të FBI-së. “Kemi marrë kontakte me punonjës të ambasadës amerikane në vend, nëse është mundësuar përfundimi i ekspertimit të predhave të dërguara në SHBA, por na kanë komunikuar që përgjigjet pritet të përfundojnë shumë shpejt dhe se nga muaji shkurt, ato do të mbërrijnë në Shqipëri”,-thanë burimet pranë grupit hetimor. Bëhet fjalë për shtatë predhat e gjetura në trupat e viktimave të demonstratës së 21 janarit dhe objekteve për rreth Këshillit të Ministrave, të cilësuara nga Institutit i Policisë Shkencore si të “dëmtuara”, dy pistoleta që efektivë të Gardës së Republikës kishin në përdorim ditën e ngjarjes dhe 50 modele krahasuese të gëzhojave të gjetura në oborrin e Kryeministrisë dhe armëve të llojit “MP-5”, që gardistët kishin në përdorim. Të gjitha këto janë cilësuar nga ekspertët shqiptarë pa vlera identifikuese dhe nisur nga kjo situatë, Prokuroria e Tiranës kërkoi asistencën e autoriteteve amerikane për të kryer një verifikim shkencor. Hetuesit e dosjes së 21 janarit thonë se me provat që kanë administruar në dosje, për momentin nuk mund t’ia faktosh bindshëm akuzën e vrasjes dhe plagosjes shumicës prej efektivëve të Gardës të dyshuar rreth kësaj ngjarjeje.