E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dule: Prishja e objekteve në Himarë selektive, po betonizohet bregdeti

TIRANË- Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; Vangjel Dule nëpërmjet nje deklarate për mediat ka shprehur ka reaguar sot lidhur me prishjen e ndërtimeve pa leje në Himarë. 

Sipas Dules Himara është bërë objekt aksionesh selektive, ndërkohë që denoncoi dhunimin qytetarëve në Qeparo. Ndërkaq, Dule nuk pranoi të flasë në lidhje me incidentin e ndodhur pak ditë me shtetin helen, i cili nuk lejoi futjen të territorin e tij të 3 gjyqtareve që dënuan kreun e OMONIA-s ne Korce, Naum Disho. 

“Në prag të celjes së sezonit turistik zona bregdetare e Himares bëhet objekt aksionesh të policisë ndërtimore me pretekst prishjen e objekteve te paligjshme duke i dhënë zonave të caktuar, me karakter më turistik, karakteristika të tipit Kandahar. Duke filluar nga Llogarja, vazhduar në Palas, dhe deri në Qeparo, po betonizohet brezi i rërës intensivisht me mbështetjen e autoritetit bashkiak të Himarës. Prishja e objekteve të deritanishme është bërë kryesisht selektive, me karakter hakmarrës dhe në dëm të banorëve autoktonë”.- u shpreh Dule.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›