Shkarkohet drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën
TIRANE-Drejtori i ALUIZNI-t për Tiranën, z Ferdinand Shehu është shkarkuar nga ky post. Përfaqësuesja e ALUIZNI-t Shpresa Muha bëri me dije se shkarkimi erdhi si pasojë e mungesës së integritetit moral.
Vendimi është marrë nga drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Shaban Memia me motivacionin për mungesë integritetit personal.
Sipas vendimit të shkarkimit të Shehut bëhet e ditur se ky I fundit ka shkelur performancën e detyrimeve ligjore duke mashtruar dhe manipuluar.
Sipas këtij vendimi Ferdinand Shehu nuk ka deklaruar 4 vjet punë në hetusinë e qytetit të Vlorës.
Shehu ka ardhur në këtë post edhe pas një shkarkimi që i është bërë në vitin 2010 po nga posti i drejtorit të ALUIZN për Tiranën. Shkarkimi në atë kohë erdhi me motivacion, punë e dobët në procesin e legalizmeve për Tiranën.
(d.b/BalkanWeb)