Topalli thirrje opozitës për rikthimin në Parlament

Vazhdon apeli i mazhorancës për rikthimin e opozitës në Parlament. Këtë radhë thirrja vjen prej kryeparlamentares Jozefina Topalli, gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadoren e Britanisë së Madhe, Fiona McIlwham.Topalli u shpreh se deputetët duhet që të kthehen në parlament dhe të ushtrojnë detyrën e tyre.
“Parlamenti është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Deputetët, si përfaqësues të popullit, duhet të ushtrojnë detyrën e tyre kushtetuese , të votojnë ligjet, të cilët i shërbejnë vendit dhe jo partisë”, u shpreh Topalli.
Zbatimi i këtij programi do të sjellë një vlerë të shtuar në arritjet dhe sfidat e Kuvendit të Shqipërisë, në rrugën drejt përmbushjes së standarteve më të larta të parlamenteve të vendeve më të zhvilluara të hapësirës euroatlantike. “Shqipëria është e para, Parlamenti është institucioni më i lartë. Çdo deputet ka privilegjin dhe detyrën për të votuar reformat e vendit. Askush nuk mund të ndajë më deputetët për të punuar bashkëpunuar”, theksoi kryetarja e Parlamentit.
Pas takimit me ambasadoren Britanike, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot maturantë të gjimnazeve të Tiranës, të cilët kanë mbaruar studimet me 10 absolute, bashkë me mësuesit dhe prindërit e tyre. Kryeparlamentarja uroi maturantët për rezultatet e arritura, ndërsa këta të fundit ndanë emocionet për arritjen e tyre dhe ëndrrat për të ardhmen.