Gjinushi: Opozita smund të thotë meqë Saliu vjedh votën ne do ta heqim me votë???
Aleati më i vjetër i Partisë Socialiste, Skënder Gjinushi, është rreshtuar mes të gjithë faktorëve opozitarë, të cilët kundërshtojnë strategjinë që po ndjek Edi Rama. Në këtë intervistë për Shekullin, Gjinushi shprehet se Opozita nuk ka të drejtë, ka detyrim të mbrojë votën e qytetarëve.
Zoti Gjinushi, kryetari i PS-së, Edi Rama, në një intervistë për gazetën Shekulli deklaroi se prej vjedhjeve të Berishës nuk do të digjet Shqipëria. Si e komentoni këtë deklaratë?
Këtu ka një nonsens. Në demokraci nuk ka dy rrugë: Ose dhunë, ose nënshtrim. Në mënyrë krejtësisht të qëllimshme shumë faktorë kërkojnë të quajnë dhune e radikalizëm çdo protestë e mospajtim të opozitës. Vota dhe protestat janë dy mjete të domosdoshme demokratike. Protestat janë mjetet më efektive, me të cilat populli shpreh pakënaqësitë e tij, si dhe kërkesat për ndryshim të qeverisjes e largim të saj, sidomos kur qeveria vret, vjedh e manipulon. Pra, ti quash protestat se djegin Shqipërinë është totalisht e gabuar. Tërë përvoja europiane tregon se protestat kanë qenë mjet i vazhdueshëm i korrektimit të qeverisjes se vendit. Mjafton të kujtojmë Italinë, Greqinë, Francën, madje ska nevojë ti kujtosh, mjafton të shikosh se çfarë ndodh çdo ditë. Por këtu qëllimisht topi kalohet tek opozita duke e quajtur nxitëse të dhunës kur dhuna shkaktohet vetëm nga regjimet diktatoriale e jo nga populli. Demokracia rrezikohet nga dhuna e pushtetit jo e popullit. Në Afrikë protestat popullore sollën demokracinë, dhuna qeveritare po vret qytetarët.
Cila është rruga që duhet të ndiqet?
Shqipërisë i duhet një zgjidhje politike e një opozitë që di ta kërkojë e imponojë këtë zgjidhje. Të gjithë e dinë që me këtë qeveri vendi vetëm hiqet zvarrë. Çdolloj bashkëpunimi i opozitës me të ska pasur e sdo ketë rezultat, por vetëm komprometon vetë opozitën. Populli ka tërë legjitimitetin ta kërkojë këtë zgjidhje se tërë vjedhjet e pasurive, fondeve e votave në radhë të parë rëndojnë mbi të. Thuhet se qeveria ka mandat 4-vjeçar, gjë që dëgjohet vetëm tek ne sepse qeveritë nuk e marrin mandatin për të vrarë, vjedhur e thelluar krizën ekonomike, dhe rënduar jetën e qytetarëve. Qeveritë e dehura e abuzive largohen edhe për 4 ditë. Populli nuk pyetet një herë në 4 vjet me votë, por ai shprehet sa herë e ka krizën dhe padrejtësinë në kurriz.
Opozita shqiptare ka ndërmarrë një sërë demonstratash, një sërë protestash dhe ka shkuar deri në grevë urie. Asnjë prej tyre nuk ka mundur që të rrëzojë qeverinë Berisha. Ku ka gabuar opozita?
Opozita ka gabuar që si ka çuar e mbrojtur të drejtat e saj deri ne fund. Ka gabuar se ka ngatërruar institucionet ndërkombëtare me politikën e ditës të disa përfaqësuesve të tyre, duke dëgjuar këshillat për qetësim të situatës, por jo për zgjidhje të krizës. Fatkeqësisht edhe faktori ndërkombëtar është pajtuar me opinionin se Berisha se lëshon dhe me taktiken: hapi rrugë budallait. Fakti që meqenëse ai se lëshon duhet mbajtur peng Shqipëria 8 vjet e duhen bërë reforma me këtë qeveri, sështë argument. Për më tepër këtë alibi për të zgjatur jetën e kësaj qeverie, kërkojnë ta mbulojnë me sloganin që partitë duhen të vënë interesin kombëtar mbi atë të partive.
Unë nuk di ndonjë shoqëri demokratike që ka interesa më të rëndësishme se vota e lirë. Interesi kombëtar dhe mbarëkombëtar është që shqiptarët të gëzojnë të drejtën e votës së lirë. Në fillimet e demokracisë, sistemit komunist iu kërkua vetëm një gjë: të lejohej vota e lirë. Ndaj gjithë ky ndryshim i madh në Shqipëri ka ardhur vetëm me lejimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Vota e lirë ndan demokracinë nga diktatura. Në një vend që vidhet vota, në një vend që pushteti sqëndron mbi vote, siç kemi pushtetin qendror të 2009-ës dhe atë lokal në Tiranë, absolutisht demokracia ka rënë e duhet ringritur. Çdo veprim a këshillë tjetër është mashtrim e bashkëfajësi.
Nga ana tjetër ndërkombëtarët bëjnë thirrje që vijojnë reformat për tu anëtarësuar në BE
Ne si PSD nuk i kuptojmë ata që thonë shihni axhendën europiane dhe mbyllni sytë para vjedhjes së votës e korrupsionit qeveritar kur 12 pikat e axhendës Europiane kanë si krye kërkesa standardet zgjedhore dhe luftën ndaj korrupsionit. Këtu del qartë në pah diferenca midis institucioneve evropiane, të cilat flasin në emër të së mirës së Shqipërisë e shqiptarëve, dhe disa përfaqësuesve që flasin për të mirën e Saliut e të keqen e shqiptarëve. Po aq kontradiktore janë kërkesat për dialog sa herë që qeveria vret, vjedh e manipulon. Të gjithë e dinë që tërë kriza jonë vjen nga mungesa totale e shtetit ligjor, nga dhunimi i ligjeve prej qeverisë. Këto nuk zgjidhen me ndryshime ligjesh, por me ndryshimin e shkaktarëve.
Cila është përgjegjësia e opozitës në këtë situatë që ndodhemi?
Opozita duhet të thotë kush është e vërteta e çfarë zgjidhje i duhet vendit edhe nëse kjo i pëlqen ose jo disave. Shqipërisë i kërkohet të kthehet në një vend normal sepse është i vetmi që ska marrë statusin e vendit kandidat, është vendi më i korruptuar në rajon dhe korrupsioni është shkaku kryesor i dështimeve, krizës e varfërimit të shqiptarëve. Nëse ka shqiptarë apo ndërkombëtarë që mendon se mund të luftohet korrupsioni me qeverinë më të korruptuar dhe totalisht të implikuar, se mund të zbardhet 21 janari me qeverinë që vrau, se mund të bëhen zgjedhje me atë që vjedh votën 20 vjet me radhë, atëherë le të bashkëpunojë me këtë qeveri. Ne si PSD vlerësojmë se çdo ditë me këtë pushtet vetëm vështirëson jetën e qytetareve dhe zgjidhjen e krizës.
Pas problemeve që ndodhën me rezultatin e Bashkisë së Tiranës, cila duhet të ishte sjellja e opozitës?
Opozita nuk ka të drejtë, ka detyrim të mbrojë votën e qytetarëve. Zgjedhjet nuk legjitimohen nga gjykatat, por nga populli e opozita. Opozita ska të drejtë të bëj kompromise me votën e qytetarëve. Në Tiranë nuk u nëpërkëmb mandati i Edi Ramës, por vullneti i 250.000 qytetarëve. Ky vullnet u deformua me 700 vota të pavlefshme, ku rreth 200 ishin hedhur jo nga qytetarët më 8 maj, por nga zagarët bodrumeve pas 14 majit. Për këtë duhet luftuar. Kur thuhet se tek ne ska standarde zgjedhore, kjo do të thotë se qytetarët tanë nuk e gëzojnë të drejtën e votës. Opozita pas maskaradës së Tiranës ka tërë të drejtën të deklarojë legjitimitetin e këtij pushteti. Ajo smund të thotë meqë Saliu vjedh votën ne do ta heqim me votë???
Çfarë nuk ka bërë si duhet opozita?
Opozita ka arritur të demaskojë tërë bëmat e gjëmat e kësaj qeverie. Tani është faza ku nga denoncimi të kalohet në zgjidhje. Njerëzit duan zgjidhje pasi që Berisha vjedh e vret këtë e dinë më mirë se ne, se e kanë në kurriz. Opozita nuk është për të bërë homazhe përkujtimore për të vrarët, por për të vënë drejtësi, për të larguar vrasësit. Opozita nuk është për të thënë: E pate si u vodh vota?, por për të larguar vjedhësit dhe të vendosin votën e lirë. Opozita nuk bën vetëm denoncimin e korrupsionit, por detyron heqjen e te korruptuarve dhe garanton një alternativë qeverisëse në luftë me korrupsionin. Korrupsioni në politikë tek ne ka kaluar çdo rekord. Pa një pastrim radikal çdo reformë është e paradështuar.
Kryetari i PS ka shprehur nevojën e një reflektimi mbi Kushtetutën e vendit. Si e vlerësoni këtë?
Reflektimet kryesore që duhet të bëhen janë dy: Taktika t zgjedhore dhe bërja opozitë. Për sa i takon taktikave zgjedhore, gabimi më i madh ka qenë ndryshimi i sistemit